Shkup, 19 shkurt – Bashkësia kulturore boshnjake në Republikën e Maqedonisë do ta organizojë ekspozitën e pestë ballkanike ndërkombëtare “BRIDGE” në Qendrën Informative-Kulturore.
Në ekspozitën, e cila do të hapet në orën 19, do të prezantohen autorë – piktorë nga Turqia dhe Maqedonia.
Promotorë të veprave të tyre do të jenë Fehim Huskoviq nga Fakulteti për Arte Figurative në Shkup dhe profesori i historisë së artit Xhemil Bektoviq nga Universiteti Ballkanik Internacional.