Nesër me fillim në ora 19:00 në Galerine nacionale në Maqedoni- Qendra multimediale ”Stacioni i vogël”, Shkup, do të hapet ekspozita fotografike kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj me titull “Unë jam SHQIPTAR”, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, njofton Medial.mk.
Ekspozita e cila për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj. Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar./Medial.mk