Shkup, 7 prill – Në dy muajt e parë të këtij viti, vlera e përgjithshme e eksporteve të mallrave nga vendi i ynë arriti në 1.074.461.000 dollarë dhe shënoi rënie me 0,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Vlera e mallrave të importuara, në muajin janar dhe shkurt të këtij viti, arriti në 1.441.472.000 dollarë, që është për 1,4 për qind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në dy muajt e parë të këtij viti arriti në 367.011.000 dollarë, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Shkëmbimi tregtar tregon se pjesa më e madhe në eksporte janë katalizatorët e transportuesve me metale të çmuar ose përbërjet e tyre, grupe përcjellësish për djegie e ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të ulëseve nga nëngrupi 821.1 dhe mjete motorike për transportin e 10 apo më shumë personave, përfshirë shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndihmë të kompresimit (naftë ose gjysmë-naftë).
Në importet kryesisht janë përfaqësuar platina dhe aliazhe të platinës, vajra të naftës së papërpunuar ose pluhur, vajra të naftës dhe vajra të fituara nga minerale bituminoze (përveç lëndëve), produkte prej çeliku të mbështjellë të sheshtë ose jo-aliazh, metale të paplatinuara ose jo të mbështjella dhe të tjera nga grupi i platinës dhe aliazhet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri.
Në periudhën janar-shkurt të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, shteti jonë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.