Suksesi dhe cilësia në punën mësimore vjen te mësuesit që janë të durueshëm, për të arritur cilësinë e dëshiruar, në qëllimet tuaja merrni gjërat hap pas hapi. Mësuesi e ka çelësin e suksesit të tij, varet nga ju që ta drejtoni procesin e mësimdhënies në drejtimin e duhur
Nga Prof. Xheladin MURATI
Mos u habitni kur ju pyesin për cilësinë në arsim dhe çfarë keni bërë për të menaxhuar cilësinë. Është e rëndësishme të merren parasysh kushtet. Mësoni që të keni pritshmëri se si ambiciet, për të arritur cilësi apo për të qenë të suksesshëm do të ndikojnë në punën tuaj arsimore. Cilësia është ambicie për të ardhmen.
PREMISAT
- Besoni se me aftësitë tuaja mund të arrini suksesin e duhur.
- Jini të hapur ndaj ndryshimeve dhe kërkesave për arritje të cilësisë.
- Bëjini veprimet pedagogjike të funksionojnë në favorin e suksesit tuaj.
- S’ka asgjë të keqe të kesh aspirata për të përmirësuar cilësinë në punën mësimore.
QASJE DHE ASPEKTET
Hapi tjetër është të diskutohen opsionet e cilësisë që lidhen me punën tuaj bazuar në kompetencat profesionale dhe sociale të punës. Ekzistojnë një sërë opsionesh (faktorësh) të disponueshme për ju. Për shembull, strategjia e punës, metodat, qasjet, taktikat e veprimit, teknologjitë, planifikimi, përgatitja etj. Duhet ti përdorni mirë dhe të arrini potencialin tuaj më të madh. Qëllimet që mbështesin punën pedagogjike dhe cilësinë në mësim janë të shumta dhe mësuesi duhet të zgjedh ato që janë më efikase. Një nga qëllimet që duhet të diskutoni është motivimi dhe të bëni ndryshime në stilin e punës. Përmirësimi i cilësisë është një synim por ka edhe shumë qëllime që mund të arrihen siç janë:
– thjesht kur keni cilësi ndiheni më mirë dhe keni më shumë energji,
– ju kaloni kohë të lirë me nxënësit duke zhvilluar të menduarit logjik dhe kreativ,
– angazhoheni më lehtësisht në punën pedagogjike,
– reduktoni ose ndaloni aktivitetet jo të frytshme dhe joefikase në shkollë,
– ngjiteni shkallëve lartë për të parë suksesin e nxënësve,
– jeni të motivuar për punë shtesë dhe punë plotësuese,
– keni pritshmëri të larta.
Këto dhe elemente të tjera e kanë detyruar mësuesin të zhvilloj teknika të reja të të mësuarit personal për të arritur cilësi më të madhe në mësim e mësimdhënie. Është e rëndësishme që shkolla të investojë në trajnimin e mësuesve për qasje të reja efikase e produktive në cilësinë mësimore. Ju e dini më mirë se çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë i suksesshëm dhe çfarë ju motivon të angazhoheni për arritje të cilësisë. Prandaj është e pamundur të vlerësosh cilësinë që ke arritur pa parametra kahasuese. Mësuesi duhet të jetë vazhdimisht në kërkim të qëllimev e më të larta arsimore.
Ҫfarë duhet të prisni në arritjen e suksesit dhe të cilësisë? Si çdo punë arritja e cilësisë ka uljet dhe ngritjet e saj. Ka një periudhë stagnimi e cila është fazë e zakonshme në punën me nxënës por shqetësuese në rrugën drejt cilësisë. Në këtë fazë stagnimi fillon një sensibilizim i punës së nxënësve përmes menaxhimit. Cilësia dhe suksesi e çon mësuesin në pozitë më të mirë duke u angazhuar për të dhënë kontribut të veçantë në nivelin e pritshmërive dhe realizimeve. Në punën mësimore ku mësuesi pretendon për cilësi nuk është vetëm. Puna e tij ndiqet dhe ndihmohet nga shërbime përkatëse. Ballafaqimi me punën për rritjen e cilësisë mësuesi nuk është vetëm. Ky proces është i përhershëm, por nuk duhet të jetë i pashpresë. Gjithnjë duhet ta kuptoni mësimin si proces ku protagonist janë nxënësit dhe ju keni shërbimin pedagogjik, keni njohuritë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë efektive mësimdhënien. Në varësi të qëllimeve tuaja të menaxhimit të mësimdhënies, shërbimi pedagogjik mund të intensifikoj trajtimin e punës pedagogjike dhe të kontribuoj në arritjen e qëllimeve.
Gjetja e parametrave të duhur, të mundësive për punë kreative, drejtimi për bashkëpunim me ekspert (pedagog, psikolog etj.) mund të jetë një hap në rrugën drejt punës produktive dhe cilësisë më të mirë në punën mësimore. Që të vesh në funksion fuqitë dhe potencialin intelektual të nxënësit për të arsyetuar njohuritë që përvetëson, vëre atë në pozitë aktive, vëre në pozitë të hulumtoj, të problematizojë mësimin, informacionet, të analizoj apo studioj ndonjë fenomen në formë të pavarur. Në këtë mënyrë të punës mësuesi krijon hapësirë që nxënësit të shprehin cilësi mësimore, të shqyrtojnë dhe eksplorojnë dukuri apo problem dhe kështu të binden se arrijnë cilësi në mësim.
Unë u them mësuesve zbatoni çfarë të doni për të arritur cilësi e sukses, sepse nuk ka prova se cila metodë apo qasje është më adekuate, ato varen nga kushtet ku punon mësuesi. Ne duam të besojmë në mrekullitë e punës pedagogjike, të mjeteve, të strategjive, të metodave. Mësuesi duhet të bindet në ato qasje që vërtetë sjellin sukses dhe janë efikase dhe se mund të bëjë gjithçka me nxënësit për të arritur sukses. Nxënësi vjen me shpresë të mësoj, të zhvillohet, të përparoj dhe mësuesi nuk duhet ta tradhton atë shpresë. Mësuesi e dinë saktësisht nga sytë se çfarë kërkon secili nxënës nga mësuesi. Mësuesi përqendrohet në detyrat e mësimit, të edukimit e të vlerësimit. Megjithatë, synimi i mësuesit është që në fund të fundit tu ngulit nxënësve cilësinë e të mësuarit, jo thjesht të mësoj mekanikisht. Që ta ndihmoni të arrijë cilësi, jepini shembull të denjë, jini të arsyeshëm në atë që pritni. Pra, qëllimi nuk është që mësuesi të heq dorë nga cilësia, por të krijoni ambient ku nxënësi do të përparojë në mësim, do të zhvillohet në aspektin gnoseologjik dhe aksiologjik, do të mendoj në mënyrë kreative e logjike, do të dijë të mësoj në mënyrë problemore dhe do t’i komunikoj me lehtësi dhe cilësi njohuritë e përvetësuara. Këshilla ime ndaj mësuesve/kolegëve të mi sa i përket profesionit të mësuesisë është: Merruni intenzivisht me mësimdhënien si nga analiza didaktike paraprake e karakterit të punës ashtu edhe nga kujdesi teknologjik gjatë dhe pas zhvillimit të mësimit. Kështu do të eksploroni cilësi në procesin mësimor.
PËRFUNDIM
Suksesi dhe cilësia në punën mësimore vjen te mësuesit që janë të durueshëm, për të arritur cilësinë e dëshiruar, në qëllimet tuaja merrni gjërat hap pas hapi. Mësuesi e ka çelësin e suksesit të tij, varet nga ju që ta drejtoni procesin e mësimdhënies në drejtimin e duhur. Cilësia është si ushqimi, sa më shumë ushqehemi, aq më të uritur bëhemi dhe e njëjta gjë vlen edhe për cilësinë në arsim, sa më shumë të kemi cilësi aq më shumë shtohet nevoja për rritjen e saj. (koha.mk)