Gazsjellësi që e lidhë Lituaninë me Letoninë ka shpërthyer në rajonin Pasvallski në Lituani, ndërsa sipas informacioneve të para nuk ka të plagosur, njofton portali LRT, duke iu referuar policisë.
Në orën 16 e 57 minuta, policia e qarkut të Panevezisit e ka denoncuar një shpërthim në rrugën Jonishkele në fshatin Vienkiemiu. Sipas të dhënave preliminare, nuk ka viktima, thuhet në kumtesë, transmetuan mediat ruse.
Saktësohet se flaka e hapur arrin deri në 50 metra lartësi.
Gintautas Geguzinskas, kryebashkiak i rajonit Pasvali, konfirmoi për radion LRT se gazsjellësi me presion të lartë ka shpërthyer në afërsi të autostradës Pasvalis – Sauliaj.
Sipas tij, shërbimet speciale janë duke punuar në vendin e ngjarjes ndërsa komunkacioni përkohësisht është ndërprerë.