Dame Sue Black, 57 vjeçare, kishte marrë detyrën e identifikimit të trupave të fëmijëve të masakruar në Kosovë gjatë luftës së vitit 98-99.
Tërë këtë përvojë, por edhe përvoja tjera nëpër botë, profesoresha Sue Black i ka përmbledhur në librin e saj të memoareve të quajtur “All That Remains” (Gjithçka që mbetet) ku ajo flet për tmerret që ka parë në Kosovën e pasluftës. Ajo thotë se edhe pas gjithë këtyre pamjeve të tmerrshme nuk ka ankthe dhe shton se “janë të gjallët që më tmerrojnë”.
Dame Sue Black është një nga anatomistet dhe antropologet më të shquara të forenzikës në botë. Ekspertiza e saj ka qenë qenësore për shumë raste kriminale të profileve të larta, dhe më 1999 ajo kishte udhëhequr antropologët për punën e Ekipit Britanik të Forenzikës gjatë hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, raporton Koha.net.