Ekspertiza e autobusit të dëmtuar të kompanisë “Duro Turs”, i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar, do të realizohen në kazermën e Gjorçe Petrovskit, përcjellë gazeta KOHA. Këtë lajm e kanë kumtuar autoritet shtetërore, me çka kanë shtuar se për momentin vinçi është duke e ngarkuar në një automjet të përshtatshëm për transport deri në vendin e ekspertizës. Paprakisht hetues të Prokurorisë së Shkupit dhe përfaqësues të MPB, në vend ngjarje i kanë hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti tragjik në afërsi të fshatit Laskarcë, si pasojë e të cilit ndërruan jetë 14 persona dhe mbi 30 u lënduan.(koha.mk)