Vuçiç mbrëmë vonë mori mesazh të qartë nga ushtarakët e tij në Shtabin e Përgjithshëm, tha ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner.
Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë.
“Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi ai.
Theiner thekson më tej se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila ndodhet në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve.
Nga Durrësi në Mitrovicë, thotë ai, “Freccia IFVs”, mjet luftarak i Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesit e tankeve “Centauro” do të duheshin gjashtë orë për të arritur falë autostradës A1, e cila bashkëfinancohet nga Perëndimi.
I think last evening Serbia's General Staff officers explained to President Vučić that if he orders to attack Kosovo NATO fighter jets would appear over Serbian forces within hours and start bombing them… and within 48 hours the US Army's 173rd Airborne Brigade would be
1/4 pic.twitter.com/9QkAYROmOi
— Thomas C. Theiner (@noclador) August 1, 2022
Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovës.
“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë NATO-n, forcat e Aleancës do t’i tejkalojnë ato në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë,” përfundon ai. /Albanianpost