Çdo mëngjes zgjohet në kohën e njejtë dhe çdo natë bie të fle në kohën e njejtë
Problemi për shumicën është orari i fjetjes i cili shpesh edhe nuk ekziston. Bëhet fjalë për mungesë e “motorit të fjetjes”, gjegjësisht të mungesës së dëshirës për të fjetur. Sipas profesorit, kur njerëzit dita – ditës zgjohen më vonë, kanë dëshirë më të vogël për të fjetur dhe prandaj u duket që kanë pagjumësi.
Shmang kafenë pasdite
Edhepse është tërheqëse të pihet një kafe pas ditës së lodhshme, kjo nuk është ide e mirë. Kafeinës i duhen rreth 6 orë që ta humbasë efektin, prandaj duhet t’i shmangeni kafesë në orët e pasdites.
Mundohet të bëjë ushtrime 20-30 minuta në ditë
Të gjithë e dimë që aktiviteti fizik është me rëndësi, por ushtrimi është i mirë edhe për të pasur gjum cilësor. Hulumtimet kanë treguar që njeriu fle më mirë nëse ka ushtruar në mëngjes ose pasdite. Megjithatë, ushtrimi duhet të shmanget në kohën afër rënies në krevat, sepse i aktivizon muskujt dhe e rrit temperaturën trupore, me çrast na zë gjumi më vështirë.
Natën shmang alkoolin
Edhepse alkooli i relakson muskujt dhe i qetëson nervat, duhet të kemi kujdes sepse këto efekte nuk vazhdojnë gjatë tërë natës. Atëherë do të gjeni veten të zgjuar në mes të natës.
Atmosfera e gjumit
Fuler zgjohet çdo mëngjes në 5 e 30 dhe mundohet çdo natë të bie të fle në 9 e 30. Por, ndjekja e këtij orari ndonjëherë është vështirë, duke marrë parasysh që rreth nesh ekzistojnë pengesa si telefonat dhe televizioni. Prandaj, një orë para fjetjes ai i ndal ose i dobëson dritat në shtëpi. Drita e dobët ndihmon në krijimin e hormonit të nevojshëm për gjum më të lehtë.
Shmang të shikuarit në ekran
Dritat e telefonave dhe pajisjeve tjera e ulin hormonin për gjum më të lehtë, truri ynë mendon që është ditë. Profesori rekomandon çkyçjen e pajisjeve një orë para gjumit.
Nuk është obsesiv për këto rregulla
Edhepse ai mundohet që çdo ditë ta ruajë orarin en jejtë, është i vetëdijshëm që jeta është e paparashikueshme dhe që nuk mund të jetë me orar fiks, prandaj është i gatshëm për kompromise.