Pasojat psikologjike nga pandemia e koronavirusit do të ndikojnë te njerëzit në mënyrën që do të lindin më pak fëmijë në një të ardhme të afërt dhe njerëzit do të jenë më të vetmuar, parashikojnë ekspertët e SHBA-së.
Ekspertët kanë shqyrtuar 90 studime që të parashikojnë se çka e pret njerëzimin pas pandemisë së koronavirusit.
“Sa më gjatë zgjat pandemia, aq më të këqia do të jenë pasojat”, tha Marti Haselton, psikolog nga universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos.
Parashikimet nuk janë premtuese, sepse do të zvogëlohet numri i martesave, që do të ndikojë në zvogëlimin e popullatës në disa vende”, publikoi “Dejli meil”.
Rënia e numrit të natalitetit do të ndikojë në shoqëri dhe ekonomi, ndërsa me atë do të ndikojë në vendet e punës dhe mbështetjen e popullatës më të moshuar.
Ekspertët parashikojnë se ndarja e pabarabartë në obligimet e shtëpisë për shkak të karantinës do të sjellë deri te pabarazia më e madhe gjinore dhe do të nxitë konservatizëm më të madh social.
Ata theksojnë se në shumë mënyra “pandemia do të bëhet eksperiment social global”, ndërsa rezultatet së pari duhet të shikohen”, shkruan “Dejli meil”.