Kovid-pasaporta të rrejshme po shiten përmes internetit me çmime të volitshme në mashtrim të madh që I shqetësoi autoritetet e shumë vendeve të cilat dëshirojnë t’I lehtësojnë udhëtimet dhe ekonominë, thonë ekspertët për siguri kibernetike.
Nga Islanda deri në Izrael, një numër I madh I vendeve filluan t’I heqin masat kufizuese gjatë kalimit të kufijve për njerëzit të cilët mund të dëshmojnë se janë vaksinuar.
“Njerëzit po tentojnë t’I anashkalojnë rregullat duke bërë dokumente të rrejshme, duke I vënë në rrezik jetët e të tjerëve”, deklaroi për Rojters Ben Arora, themelues I kompanisë për zbulim kibernetik Sajbël.
Ai shtoi se kolegët e tij dhe ai kanë parë shumë faqe në “dark-ueb” ku shiten dokumente të rrejshme “me çmim të kikirikëve”.
“Dokumente të rrejshme për vaksinim mund të blihen për 12 dollarë”, shtoi Arora duke thënë se numri I shitësve është shtuar paso që u paraqitën në ‘dark-ueb’ nga fundi I shkurtit.
Oded Vanunu nga kompania për siguri kibernetike “Çek Point” deklaroi se hulumtuesit në kompani konstatuan ekzistim të reklamave të shumta të “dark ueb” që ofrojnë dokumente të cilat gjoja ishin dhënë në SHBA, Rusi dhe vende të tjera.
“Ekziston kërkesë e madhe për këto dokumente të rrejshme”, theksoi Vanunu.
“Mashtrues u paraqitën edhe në ueb-faqe të rregullta edhe në platforma të ndryshme”, thotë Çad Anderson, hulumtues I sigurisë në Domaine Tools.
Javën e kaluar 45 prokurorë shtetërorë në SHBA nënshkruan letrën me të cilën I bëjnë thirrje kryesive të kompanive Tuiter, Ibej dhe Shopifaj të ndërmarrin masa urgjente dhe të parandalojnë shitje të të dhlnave të rrejshme në platformat e tyre.