Berlin, 2 dhjetor – Ekspertët e Institutit Epidemiologjik “Robert Koh” sot paralajmëruan në euforinë e madhe për shkak të vaksinës kundër Kovid-19, duke theksuar se për shkak të kontrolleve të nevojshme të ndryshme vaksinimi do të mund të zgjasë edhe më gjatë se një vit.
“Do të na duhet kohë për një analizë të saktë për lëshimin e vaksinës dhe madje pastaj do ta japim mendimin tonë, ndërsa pastaj do të vijojë shpërndarja e vaksinës”, deklaroi kryetari i Komisionit të Përhershëm në Institutin Robert Koh, Tomas Mertens.
Kryetari i Komisionit, i cili në Gjermani jep rekomandim për vaksinat theksoi se vaksinizimi i gjermanëve mund të zgjasë një viti të plotë.
“Nuk mund të kryejmë vaksinim për një vit: nëse në një ditë, pesë apo gjashtë ditë në javë vaksinojmë prej 150.000 deri 200.000 qytetarë, gjithsesi me kusht të kemi vaksina, vijmë deri në përfundim se për 15 milionë qytetarë na nevojiten 100 ditë”, theksoi Mertens.
Sipas anketave mbi 50 për qind prej 83 milionë gjermanë janë të gatshëm të vaksinohen kundër Kovid-19.
Vaksina në Gjermani nuk do të jetë e obligueshme.