Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit e dhunshme (FOTO)
Share
SHARE
Gjatë një konference , që është duke u mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, transmeton koha.net. Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme. “Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si asfiksisë mekanike dhe të dhunshme. Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli. Lëndimet në kokë dhe gjymtyrë në anën e djathit te qafës në nofullën e poshtme janë shkaktuar me mjete të forta që klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimi zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit”, thuhet në raportin e autopsisë mjekoligjore të ekspertëve të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti. Ndërsa avokati mbrojtës Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.