Ekspertët e Maqedonisë dhe të Bullgarisë me dallime rreth historisë së mesjetës

Shkup, 12 shtator – Në një diskutim konstruktiv dhe korrekt kaloi dita e parë e takimit të shtatë të Komisionit të përzier të ekspertëve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë që mbahet në Sofje. Anëtarët e Komisionit kanë punuar rreth propozim ideve të këmbyera paraprakisht për harmonizimin e rekomandimeve për tekstet shkollore për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e gjashtë në Bullgari.

“Ekzistojnë dallime serioze lidhur me qasjen dhe të kuptuarit e historisë mesjetare dhe lidhur me terminologjinë dhe përdorimin e disa termeve të caktuara në tekstet shkollore të cilat kanë të bëjnë me periudhën e mesjetës”.

Edhe krahas dallimeve anëtarët e Komisionit i kanë harmonizuar disa vërejtje lidhur me problemet e përgjithshme të cilat ekzistojnë në tekstet shkollore në dy shtetet dhe kanë pasur mundësi, siç thonë që atje, të potencojnë se çfarë është ajo që u pengon në këto tekste shkollore.

Tek pala e Maqedonisë ekziston bindja se në takimet e ardhshme dallimet do të tejkalohen me qëllim që të vihet drejt rekomandimeve në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinje dhe në drejtim se si interpretimi i ndryshëm i së kaluarës të mos jetë pengesë midis popullit maqedonas dhe bullgar.

Siç ishte paralajmëruar edhe paraprakisht në takimin e shtatë përveç për periudhën e mesjetës do të diskutohet edhe për figurën dhe veprën e Goce Dellçevit, tema e dytë gjegjësisht, shënimi i përbashkët i Ditës së Dellçevit do të shqyrtohet nesër.

Takimi është vazhdim i takimit paraprak që u mbajt në Shkup në qershor. Ky është takimi i katërt i Komisionit për këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit janë paraparë edhe dy takime.