Budapest, 16 nëntor – Ekspertët e Grupit të punës për paraburgim arbitrar pranë Kombeve të Bashkuara kumtuan se e ndërpresin vizitën e Hungarisë sepse nuk u është lejuar qasje deri te dy “zonat tranzituese” afër kufirit me Serbinë ku mblidhen emigrantët.
Në kumtesë citohet se ekspertët shprehin protestë për shkak të refuzimit të autoriteteve t’u lejojë vizitë në “zonat tranzituese ku emigrantët dhe azilkërkuesit , mes të cilëve edhe fëmijë, privohen nga liria”.
Autoritetet hungareze prej më parë e kanë ditur se Grupi i punës do t’i vizitojë ato lokacione.
Hungaria në vitin 2015 vendosi rrethojë të telave me gjemba në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, ku është vendosur “zona tranzituese” ku azilkërkuesit mbahen deri në zgjidhjen e aplikimeve të tyre.
Grupi i punës citoi se mandati i tyre parasheh “liri të hetimit”.