Ekspertët do të japin deklarata për rastin “Monstra”

Shkup, 26 tetor – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Lënda ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan dy persona profesional të cilët kanë kryer analiza në lëndën “Monstra”.

Sipas raporteve të ekspertëve të krim-teknikëve të MPB-së, siç është thënë në seancën e 19 tetorit , tek Liqeni i Smillkovës është qëlluar me dy pushka “kallashnikov” dhe një pistoletë.

Ekspertët, të punësuar në MPB në krim teknikë, thanë se nuk ja thirrur në vendin e nfjarjes, por materiali u është dërguar në mënyrë të rregullt për analizë në kushte laboratorike. Janë dërguar 21 gëzhoja, tetë predha të hedhura dhe dy pjesë nga predhat. Nga analiza është treguar se gëzhojat janë nga municioni të qëlluara nga dy pushka dhe një pistoletë.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski,me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ua shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.