Shkup, 19 tetor – Me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët kanë kryer disa ekspertiza sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Mosntra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Në gjykatë, për seancën e sotme janë thirrë rreth dhjetë ekspertë.
Gjykatësi Ognen Stavrev, në fillim të seancës sqaroi se nga automjeti Opel Omega nga procedura paraprake ka gjashtë fotografi, në njërën prej tyre ka çelës në bravën për nisje të motorit, përderisa në seancën e kaluar, gjatë ekspertizës nuk kanë mundur të hyjnë dhe është dashur ta hapë një ekspert për krime.
“Gjykata i gjeti procesverbalet me urdhër për ruajtje dhe marrje dhe është gjetur procesverbali nga gjykata e procedurës paraprake, ku qëndron se nuk ka çelës. Do të bëjmë gjithçka të gjendet ai çelës për transparencë të rastit”, tha Stavrev.
Avokatët para fillimit të seancës reaguan ndaj dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur dhe kërkuan të vihet në procesverbal se dyshojnë në besueshmërinë e dëshmisë.
Ekspertja Snezhana Nikollovska, ka hulumtuar gjurmë nga dheu nga vetë vendi i automjetit. Tha se mbetet në tërësi në atë që e ka thënë për ekspertizën në procedurë paraprake.
“Ishte dorëzuar dhe nga disa lokacione të vendit të ngjarjes, personalisht, mora dhe nga automjeti Opel omega që ishte në MPB. Pas krahasimit, analizat treguan se dheu nga pjesa mbrojtëse e automjetit apo parakolpi dhe dheu i marrë afër njërës kufomë, përputhet, përputhet për nga ngjyra, granulimi dhe përbërja”, tha ekspertja.
Tha se dheu nga lokaliteti “Vrazhji vir”, ku ishte gjetur automjeti dhe dheu nga Liqeni i Smillkovës është dalluar për nga përmbajtja dhe ngjyra.