Londër, 29 tetor – Pasqyra më e qartë e faktit se niveli i antitrupave mund të zhduket shpejtë tek njerëzit të cilët kanë pasur koronavirus, nuk duhet të jetë lajm i keq për imunitetin, deklaruan sot ekspertët britanikë duke shtuar se “kjo nuk do të thotë se mbrojtja me vaksinë do të jetë e dobët ose afatshkurtër”.
Ekspertët për imunologji dhe viruse paralajmërojnë se nuk duhet të lexohet shumë për nivelin e antitrupave në gjak të pacientëve të cilët e kanë kaluar virusin, sepse antitrupat nuk janë sistemi i vetëm i mbrojtjes imunologjike.
“Koncentrimi i antitrupave në gjak nuk do të thotë se sa është i fuqishëm imuniteti juaj”, tha Elenor Rajli, profesoreshë për imunologji dhe sëmudnej infektive të Universitetit në Edinburg.
Pas Kovid-19, shkencëtarët ende nuk dinë sa sasi nga sistemi imunologjik do të tregohet si e mjaftueshme.
Megjithatë, shumë prodhues të vaksinave tregojnë në përgjigjet e antitrupave dhe T-qelizave, në të cilat shihet si të rëndësishme për imunitet afatgjatë.
“Sistemi imunitar është shumë i komplikuar. E dimë se antitrupat gjithashtu janë të rëndësishme, por nuk është gjithçka tek antitrupat. Puna e rëndësishme janë qelizat memoriale imunologjike”, deklaroi Lorens Jang, profesoreshë për onkologji molekulare në Universitetin Varvik në Britani të Madhe.