Shumë turistë dhe udhëtarë botërorë besojnë se prova e birrave të huaja vendase është një pjesë e pashmangshme e udhëtimit të tyre.
Sidoqoftë, çmimi i kësaj pije alkoolike të njohur ndryshon nga vendi në vend, për këtë arsye, portali amerikan “Ekspenziviti” bëri krahasim të çmimeve të birrës në 58 vende.
Kështu, banorët e Bosnjës e Hercegovinës, për shembull, janë në vendin e tetë në listën e konsumatorëve më të mëdhenj të birrës. Ndërsa, për shkak se çmimi mesatar është dy dollarë për shishe (më pak se dy euro), ata shpenzojnë rreth 650 dollarë (540 euro) në vit për birrë, tregon hulumtimi i portalit.
Maqedonasit shpenzojnë nga 258 euro në vit, ndërsa çmimi mesatar është rreth dy euro për shishe.
Birra më e shtrenjtë në botë ndodhet në vendin e Lindjes së Mesme Katar. Mesatarisht, birra atje kushton 11.26 dollarë për shishe. Por, në Katar jo vetëm që do të paguani më së shumti për një birrë, por gjithashtu do t’ju duhet të merrni leje speciale që të mund ta blini atë.
Gjithashtu, Katari ka futur taksë 100 për qind për importin e alkoolit përpara Kupës së Botës në futboll, që do të mbahet në vitin 2022, pra prej aty edhe çmimi i lartë i një shishe birre.
Birrën më të lirë e pijnë banorët e Afrikës së Jugut – kushton 1,68 dollarë për shishe.
Megjithatë, Republika Çeke është “fituesi” këtu me normën më të lartë të konsumit të birrës, sepse mesatarisht, një person pi 468 shishe në vit.
Ndryshe, vendi në të cilin qytetarët shpenzojnë më shumë para për birrë është Gjermania – pothuajse 2.000 dollarë në vit.