Eksodi i mjekëve: Disa në Gjermani, disa nëpër parti

Kur po zhvillohet muaji elektoral para zgjedhjeve të muajit tetor, shumë mjekë janë prezantuar si aderime në parti politike, shkruan Gazeta Shneta.
E, i fundit që i është bashkuar këtij ‘trendi’ është mjeku i njohur nga Gjilani, D
Dr. Milaim Kosumi. Kirurgu gjilanas ka vendosur t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate, dega në Gjilan. Njoftimin e ka dhënë dega e Nismës.
“Doktori i Kirurgjisë Z. Milaim Kosumi është aderimi më i ri në Degën e Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Dr. Kosumi është shembulli më i mirë se si intelektual dhe profesionist të fushave të ndryshme po bashkohën për të kontribuar në realizimin e programit te NSD dhe do të jetë një vlerë e shtuar në Degen e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e degës së Nismës në Gjilan.