EKSKLUZIVE: Sot nënshkruhet Marrëveshja e koalicionit BESA-LSDM

4

Shkup, 27 shkurt – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja BESA sot në ora 12 në Muzeun e Artit modern në Shkup do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, mëson gazeta KOHA nga kampet e dyja partive.

Siç mëson KOHA, dy partitë kanë tanimë janë dakorduar për pikat programore si dhe për pozitat e kandidatëve të lëvizjes BESA në listat për deputet në gjashtë njësitë zgjedhore. Sipas marrëveshjes në njësinë zgjedhore numër gjashtë kreu I Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të jetë bartës I listës së kandidatëve për deputet të koalicionit me LSDM-në. Po ashtu, bëhet e ditur se edhe në njësit numër 1, 2 dhe 5 BESA do të ketë pozita fituese në listat e kandidatëve për deputet. (koha.mk)

Comments are closed.