Shkup, 25 mars – Përveç raportit të Shërbimit Ushtarak të Maqedonisë, është edhe një raport i NATO-s, i cili nuk është marrë parasysh nga punonjësit e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe nga Prokuroria që zhvilluan hetimet mbi vendosjen e minës në Sopot, shkruan gazeta KOHA.
Shpërthimi i minës antitank që ndodhi më 4 mars të vitit 2003, diku rreth orës 17:30, la të vdekur ushtarët polak Pavel Leginski dhe Fjodor Nikulovski dhe civilin Krunisllav Kiprijanovski, ndërsa e plagosur rëndë mbeti përkthyesja nga Shkupi, Poliskena Filipovska. Automjeti xhip me të cilin po udhëtonin viktimat kishte shkelur me rrotën e majtë në minë dhe ishte shkatërruar i tëri.
Por, pavarësisht se ky akt terrorist kishte ndodhur në Maqedoni, edhe NATO kishte zhvilluar hetimet e veta. Pas mbledhjes së informative, ata përpilojnë një Raport të cilin ua dorëzojnë partnerëve maqedonas. Aty, mes tjerash thuhej se posedojnë dëshmi të siguruara nga burime të veta se minën e kanë organizuar dhe vendosur dy banorë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)