Shkup, 5 prill – Për maqedonasit – zgjedhjet e parakohshme të reja parlamentare derisa për shqiptarët – shumica parlamentare aktuale sjell zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu tregon anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), sipas të cilës, 33.9 për qind e maqedonasve kërkojnë zgjedhje të reja, 20 për qind Qeveri të shumicës me mandat LSDM-në, derisa 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas mendojnë se vetëm një koalicion i zgjeruar do të zgjidh krizën politike në vend, shkruan gazeta KOHA. Shqiptarët ndërkohë janë shprehur krejtësisht kundër – 71.9 për qind kërkojnë Qeveri të shumicës aktuale në Parlament, ndërsa vetëm 1.5 për qind thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për zgjidhjen e krizës. Rezultatet e anketës kanë nxjerrë në pah edhe dukurinë e mbështetjes së shqiptarëve të LSDM-së së Zoran Zaevit. Në pyetjen: “Nëse ngjarjet pas-zgjedhore dhe deklaratat e liderëve politik kanë ndryshuar mendimin tuaj për mbështetjen e LSDM-së?”, rreth 37 për qind e të anketuarve shqiptarë janë shprehur se LSDM-në “do ta mbështesin edhe më shumë”,… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara