Bujar KURTAJ
Shkup, 15 shkurt – Emir Sahiti megjithatë nuk do të transferohet te skuadra e Dinamo Zagrebit. Edhe pse paraprakisht ai kishte arritur marrëveshje me skuadrën kroate, kanë qenë testet mjekësore të cilat Sahiti nuk ka arritur ti kalojë. Sipas menaxherit Haris Fakiq, transferimi është shtyrë për në verë. “Për shkak të një problemi kronik (dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë) dështoi transferimi i futbollistit tonë te Dinamo Zagrebi. Bëhet fjalë për një lëndim, i cili e ka munduar atë një vit e gjysmë. Pas kësaj Emiri urgjentisht duhet të operohet dhe do të duhet të mbetet jashtë fushave prej 4 deri 5 muaj. Më pas me Zotin para jemi marr vesh që përsëri të vijmë te Dinamo”, deklaroi ekskluzivisht për gazetën KOHA, menaxheri i Emirit, Haris Fakiq. Kujtojmë, gjatë ditës së sotme Emiri bashkë me menaxherët e tij Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiq, ishin në Zagreb, ku fillimisht kishin arritur marrëveshje një vjeçare me gjigantin kroat, por ishin testet mjekësore që e bllokuan marrëveshjen për transferimin e tij.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.