Shqiptari në protestën pro Trump, flet ekskluzivisht për gazetën KOHA. “Unë isha me flamurin shqiptar, sepse si gjithë amerikanët këtu të cilët vijnë nga vende me prejardhje të ndryshme, apo pa marrë parasysh çfarë prejardhje kanë. Unë kam prejardhje shqiptare, dhe e dua vendin tim, i dua shqiptarët si këtu në Amerikë, gjithashtu edhe atje, asgjë nuk mund të tjetërsoj gjakun tim, gjaku im është shqiptar. Unë jam amerikan, por jam edhe shqiptar, për lirinë që ndodh këtu, ndodh edhe atje në Shqipëri si në çdo vend tjetër, ne e humbëm lirinë këtu. Joe Biden dhe qeveria e tij dëshirojnë të na sjellin socializmin dhe komunizmin ndërkaq harruan sa e sa njerëz vdiqën, dhanë jetën dhe i shërbyen këtij vendi, qofshin burra, gra fëmijë vetëm për këtë vend”
Bisedoi: Destan JONUZI
Shkup, 8 janar – SHBA u përfshi nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trump, nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri. Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka patur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan, shkruan gazeta KOHA. Madje një grua u qëllua me armë zjarri dhe vdiq nga plagët e marra. Një nga organizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump. Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Alite njihet edhe si pjesë e mafias italiane në SHBA, ndërsa ka bërë burg disa vite i akuzuar për shumë vepra penale.
Në një bisedë ekskluzive për gazetën KOHA, John Alite rrëfen se pse ishte në krye të kësaj proteste dhe pse u paraqitë në të me fanëllën me flamur shqiptar. “Impulsi po bëhet për lirinë e SHBA-ve, ka të bëjë me zbardhjen e Kushtetutës së vendit që është shkel nga kjo qeveri, për flamurin e Amerikës. Këta njerëz nuk duhet të harrojnë historinë e SHBA-ve duke pasur parasysh sa njerëz kanë vdekur për këtë vend, pra këtu kemi të bëjmë me lirinë, ne nuk kemi liri, nëse ne nuk kemi liri të gjithë vendet anekënd botës, nuk mund të ketë liri, kjo është çka do të thotë liria. Thuhet se kjo ka të bëjë me Donald Trump, jo kjo ka të bëjë me lirinë e vendit. Pavarësisht kush është president i SHBA-ve, ne e kemi të drejtën tonë kushtetuese për zbatimin e saj si dhe për zgjedhje të lira”, deklaroi ekskluzivisht për KOHA, John Alite.
Alite gjatë protestës kishte të veshur një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të. Për këtë parqitje të tij, ai thotë: “Unë isha me flamurin shqiptar, sepse si gjithë amerikanët këtu të cilët vijnë nga vende me prejardhje të ndryshme, apo pa marrë parasysh çfarë prejardhje kanë. Unë kam prejardhje shqiptare, dhe e dua vendin tim, i dua shqiptarët si këtu në Amerikë gjithashtu edhe atje, asgjë nuk mund të tjetërsoj gjakun tim, gjaku im është shqiptar. Unë jam amerikan, por jam edhe shqiptar, për lirinë që ndodh këtu, ndodh edhe atje në Shqipëri si në çdo vend tjetër, ne e humbëm lirinë këtu. Joe Biden dhe qeveria e tij dëshirojnë të na sjellin socializmin dhe komunizmin ndërkaq harruan sa e sa njerëz vdiqën, dhanë jetën dhe i shërbyen këtij vendi, qofshin burra, gra fëmijë vetëm për këtë vend. Shokët e mi janë veteran si dhe vetë babai im është veteran. Pra njerëzit inteligjente e kuptojnë mirë synimin e qeverisë. Ato shfrytëzojnë pandeminë për të shkatërruar ekonominë dhe për të sjell sistem tjetër duke na shkatërruar formën e jetesës momentale. Ne kemi lider të mirëfilltë siç është Rudy Juliani, i cili gjithmonë në 100% sinqeritet ka shërbyer për të mirën e gjithësecilit prej nesh, ka edhe të tjerë si ai që nuk kursehen për të drejtën çdoherë”, thekson në bisedën ekskluzive për KOHA, John Alite. KLIKO SHIKO VIDEON (koha.mk)