Shkup, 14 qershor – Izair Emini karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, mëson gazeta KOHA. Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, sulmuesi nga Tetova do të transferohet te skuadra e Dritës nga Gjilani, trajner i së cilës është shkupjani Ardian Nuhiu.
Pikërisht ka qenë vetë trajneri Nuhiu, ai i cili ka kërkuar nga kryesia e klubit që ta sjellin në Gjilani njërin prej sulmuesve më të mirë në Maqedoninë e Veriut, i cili sonte në profilin e tij zyrtar në Facebook, konfirmoi se nuk është më pjesë e KF Shkëndija.
Burimet e gazetës KOHA, thonë se zyrtarizmi i kësaj marrëveshje pritet të ndodh brenda dy ose tre ditëve.