Shkup, 14 mars – Janë arrestuar 7 persona të kompanisë “Durmo- Turs”, për shkak të tragjedisë së “Llaskarcës”, mëson gazeta KOHA, nga burime policore.
Siç mëson KOHA, në mesin e të arrestuarve janë pronari, shoferi i autobusit, shefi i kontrollit teknik dhe katër të punësuar tjerë, për të cilët prokuroria pas hetimit të detajuar ka konstatuar se janë të dyshuar për aksidentit tragjik, ku ngelën të vdekur 15 person dhe 37 të lënduar.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike – Shkup pritet të informojë për rrjedhën e procedurës në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskracë. (koha.mk)