Skuadra që vitin e kaluar garoi në Superligë, ka bërë një veprim human. Tani, skuadra nga Pozherani garon në Ligën e Parë, teksa së fundmi u përballë me Onix. Në rast të fitores, klubi i kishte permtuar lojtarëve premia, transmeton IndeksOnline. Dhe në atë ditë, ekonomit të klubit, Veton Alidemaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Lojtarët u treguan shumë human, duke ia dhuruar këto premia Alidemajt, i cili ishte në gjendje serioze. Tutje, Vllaznia ka falënderuar lojtarët e saj për këtë kontribut, i cili meriton çdo lëvdatë të mundshme.