Shkup, 14 dhjetor – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vendosi që shkalla e interesit të bonove të thesarit të zvogëlohet për 0,25 për qind pikë dhe ajo të arrijë 3,75%, ndërsa oferta e bonove të thesarit në ankandin që u mbajt ditën e sotme (14 dhjetor) të rritet prej 22.000 milionë denarë në 23.000 milionë denarë. Reagimi i tillë, siç thekson në kumtesën e sotme, politika monetare është reflektim i dukshmërisë së stabilizimit të pritjeve të subjekteve ekonomike, i cili në vazhdimësi është i pranishëm në gjashtë muajt e fundit edhe në likuiditet të konsiderueshëm më të lartë strukturor të sektorit bankar. “Sinjalet për stabilizim, sipas BPRM-së, janë të dukshme në dy pikat ku kriza politike kishte efekte më të mëdha – tregun devizor dhe depozitat në sistemin bankar”. Në kushte të lëvizjeve të volitshme të tregut devizor, BPRM-ja thekson se edhe gjatë dhjetorit ka intervenuar me blerjen e devizave, gjashtë muaj pa ndërprerë. Të dhënat fillestare të nëntorit tregojnë vazhdim të rritjes së kursimit të popullatës në sistemin bankar, të pranishëm në vazhdimësi nga qershori e këtej. BPRM-ja konsideron se realizimet e volitshme janë në kushte kur vlerësimet për stabilizimin e bazave ekonomike edhe më tej mbesin pozitive. Ekonomia e Maqedonisë në tremujorin e tretë vazhdoi të rritet, me shkallë solide të rritjes prej 2,4 për qind, e cila njëherit është edhe diçka me e lartë në lidhje me projeksionit. Rritja, qëndron në kumtesë, në aktivitetin ekonomik është nxitur nga konsumi personal dhe eksporti. Në lidhje me inflacionin, ndryshimi mesatar vjetor i çmimeve vendore të konsumatorëve në periudhën janar-nëntor të vitit 2016 edhe më tej është në zonë negative (-0,2% në mesatare), gjatë çmimeve më të ulëta të ushqimit dhe energjisë. Nga ana tjetër, inflacioni i bazuar shënon shkallë pozitive vjetore të rritjes. Të dhënat më të reja për rezervat devizore në nëntor tregojnë ulje, si rezultat i shlyerjes së rregullt të obligimeve të shtetit ndaj kreditorëve të jashtme dhe shlyerjen e depozitave devizore të bankave vendore afariste të plasuara te PBRM-ja në periudhën nga maji i vitit 2016 e këtej. Nga ana tjetër, intervenimet e BPRM-së veprojnë në drejtim të rritjes të rezervave devizore, që orientojnë në rrjedha të volitshme të bilanceve të paguara. Të gjithë treguesit adekuatë të rezervave devizore tregojnë se ata vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurt. Lidhur me treguesit nga sektori i jashtëm, tani për tani të dhënat e disponueshme, për tremujorin e katërt tregojnë se deficiti tregtar është diçka më i ulët nga pritjet, ndërsa neto blerja në tregun e këmbimit, si tregues për transferimet private, është në suaza të pritjeve. Në përfundim me të dhënat e dhjetorit, tashmë gjashtë muaj me radhë bankat kanë tepricë të likuiditetit devizor, që mundësoi intervenime të Bankës Popullore për shitjen e devizave në vlerë të përgjithshme prej 135 milionë eurosh. Me këtë në tërësi u plotësua pjesa e rezervave devizore e cila u shfrytëzua për stabilizimin e kursit në periudhën e goditjes prill/maj. Shitja e lartë e devizave në këtë periudhë nga ana e Bankës Popullore, sipas tyre, është falë lëvizjeve të volitshme të tregut devizor të bankave në transaksione me klientët. Vlerësimet për stabilitetin e fundamenteve ekonomike mbeten pozitive. Rreziqet nga ngjarjet vendore politike janë zbutur, por edhe më tej janë prezent. Njëherit edhe rreziqet nga mjedisi global mbeten aktuale.