Ekonomia sociale e tregut si alternativë e konsensusit të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor

34

Ruzhdi Matoshi 1), Isa Mulaj 2) 1)Ligjërues në kolegjin UBT
Prishtinë, Republika e Kosovës
e-mail: rmatoshi@ubt-uni.net, matoshi.r@gmail.com
2)Hulumtues i lartë në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike
Prishtinë, Republika e Kosovës
e-mail: isa.mulaj@gmail.com

Përmbledhje

Pas gati tri decenieve që nga fillimi i transicionit nga komunizmi për në demokraci dhe
ekonomi të hapur të tregut në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), Konsensusi i Uashingtonit
në përgjithësi e merr notën si dështim. Gjersa përvoja nga EQL përveç rezultateve të
përbashkëta tregon ndryshime të konsiderueshme, pakoja e reformave është diskutabile edhe në
perspektivën afatgjate, sidomos për shkak se prodhon kosto të lartë sociale. Emigrimet masive
kohëve të fundit nga Ballkani Perëndimor për shkak të kushteve të dobëta ekonomike dhe nga
Lindja e Mesme, e kanë rritur vëmendjen rreth kredibilitetit për eksportimin ose imponimin e
demokracisë Amerikane, e së bashku me të, edhe Konsensusin e Uashingtonit si model të
transformimit dhe zhvillimit ekonomik. Por a ekziston ndonjë alternativë? Pothuajse ka ekzistuar
edhe para se të fillojnë ndryshime sistemore në EQL, dhe ajo mund të jetë më e parapëlqyer edhe
tani për vendet të cilat ende kanë për të bërë transformime të konsiderueshme ekonomike. Ajo
është Ekonomia Sociale e Tregut, modeli i së cilës ende mund të zbatohet në disa vende që kanë
mbetur prapa në transicion. Ky punim shtjellon perspektivën e futjes dhe zbatimit të këtij modeli
në vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në rolin e shtetit, tatimeve, shpërndarjes
së të ardhurave dhe zvillimit të biznesit.

Fjalët kyçe: Konsensusi i Uashingtonit, Ekonomia Sociale e Tregut, Ballkani Perëndimor,
reformat ekonomike.

Shënim për lexuesin: Ky punim është përkthim nga gjuha angleze, prandaj, nëse synohet të
përdoret për citim, referenca e saktë është: Matoshi, Ruzhdi and Mulaj, Isa (2019), “Social
Market Economy as an Alternative to the Washington Consensus in the Western Balkans”, Economic Vision, Vol. 6, No. 11-12, pp. 180-191.
Premtimi dhe dështimet e Konsensusit të Uashingtonit
Konsensusi i Uashtingtoni ishte (dhe ende është) pako e reformave ekonomike e
rekomanduar dhe ofruar si model për vendet në zhvillim, më së shumti për ato që dolën pas
rënies së komunizmit në EQL. Politikat e këtyre reformave përfshinin tri institucione: Fondin
Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore, dhe Departamentin e Thesarit të SHBA-së. Që
të tria, dy prej të cilave janë ndërkombëtare dhe një nga ekonomia më e madhe kombëtare, e
kanë selinë në Uashington D.C., kryeqyteti i SHBA-së. Nuk ka mundur të quhet ndryshe,
pavarësisht se Uilliëmson mund të clisësohet se e ka formësuar këtë term.1 Në parim, Konsensusi
i Uashingtoni përbëhej nga këto dhjetë rekomandime mbi politikat e reformave për vendet në
zhvillim:
1) Disciplina e politikës fiskale e përqendruar në deficitin e ultë fiskal në raport me Bruto
Produktin Vendor (BPV);
2) Ulja dhe ridrejtimi i shpenzimeve publike kah sektorët me rritje më premtuese për të varfërit
siç janë arsimimi, kujdesi shendetësor, dhe investimet në infrastrukturë;
3) Reforma e tatimeve duke zbatuar norma margjinale të moderuara dhe zgjerimi i bazës
tatimore;
4) Norma pozitive të kamatës që i përcakton tregu, të cilat priten të jenë të moderuara sipas
kushteve të tregut;
5) Norma konkurruese në shkëmbimin e valutave;
6) Liberalizimi i tregtisë me theks të importit, duke përfshirë eliminimin e kuotave sasiore,
ndërkaq, çdo proteksionizëm tregtar duhet t’i nënshtrohet tarifave uniforme dhe relativisht të
ulëta;
7) Liberalizimi i invetimeve të huaja direkte;
8) Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore;
9) Derregullimi, d.m.th. eliminimi i rregullave që i pengojnë hyrjet e reja në treg ose e kufizojnë
konkurrencën, përveç atyre që arsyetohen me çështjen e sigurisë, mbrojtjes së mjedisit dhe
konsumatorit, si dhe mbikëqyerja e kujdesshme e institucioneve financiare; dhe
10) Mbrojtja ligjore e të drejtave pronësore.

1 I pari që e përdorur termin “Konsensusi i Uashingtonit” ishte Williamson, John (1990), “What Washington Means
by Policy Reform?”, in Williamson, John ed., Latin American Adjustment: How Much has Happened?, Washington
DC.: Institute for International Economics, pp.7-20.
Se çfarë ndikimi dhe rezultati ka prodhuar Konsensusi i Uashingtonit në vendet e EQL,
kjo do të diskutohet më vonë. Në vështrim sipërfaqësor, rezulatet gjatë pothuajse tërë decenies së
1990 për shumicën e vendeve që e zbatuan pakon e këtyre reformave, ishin treguar me rënie
ekonomike, diku në shkallë më të lartë e tjetërkund më të ulët. A ishte kjo rënie ekonomike e
dosmosdoshme në rrugën më të gjatë të rritjes, ashtu që reformat do të mund të gjykoheshin si të
suksesshme? Realisht, jo. Ishte një befasi e cila i detyroj shumë ekonomistë ta kritikojnë
Konsensusin e Uashingtonit si model i dështuar për transicion nga ekonomia centralizuar
komuniste në atë të ekonomisë së tregut. Në mesin e tyre, Joseph Stiglitz, e arsyetonte kritikën
duke u bazuar në përvojën e tij si krye-ekonomist i Bankës Botërore, se modeli i tillë ka sjellë
shumë vuajtje të qëllimshme ose të papritura jo vetëm në EQL, por edhe në disa vende të Afrikës
dhe Azisë ku ishte zbatuar.2 E njëjta pako e reformave për transicion ekonomik është zbatuar në
vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili ishte i përcjellur me luftërat civile, duke e bërë transicionin
më të vështirë. Vështirësitë e njëkohshme nga luftërat civile që nikuan në shpërbërjen e ishJugosllavisë dhe rënia e komunizmit, i detyroj secilin nga shtetet rishtas të krijuara ta zgjedhin
rrugën e tyre të reformave ekonomike nën udhëzimet e Konsensusit të Uashingtonit. Nuk
ekzistonte ndonjë strategji e elaboruar ose e hollësishme se si të vazhdohet dhe cilat mund të jenë
rezultatet e rrugës së zgjedhur.
Sikur në shumicën e vendeve të EQL, edhe në Ballkanin Perëndimor (i cili po ashtu është
pjesë e EQL) u shfaqen dy ide ose propozime për transicion ekonomik. I pari ishte i njohur si
transicion i shpejtë ose “shok terapi”, dhe i dyti si “qasja graduale”. Dallimi kyç ndërmjet këtyre
dy strategjive mund të përmblidhet si vijon: përkrahësit e të parës ishin të shqetësuar se vonesa
në liberalizim dhe satabilizim mund të shpie në praktika të haraçit dhe krijimin e grupeve për t’i
kundërshtuar reformat me përfitime të gjëra ose të ndikojnë në dështimin e tyre. Në arsyetimin e
tye, ithtarët e propozimit të parë pajtoheshin se institucionet ishin të nevojshme por jo të
domosdoshme para se të ndërmerren reformat. Përkrahësit e qasjes grasuale kishin frikën se
lëvizjet e shpejta mund të përcillen me çrregullime të mëdha, dhe të shkaktojnë humbje të mëdha
në mirëqënien ekonomike të qytetarëve. Për dallim nga shok terapistët, garadualistët së pari i
vënin institucionet para liberalizimit dhe stabilizimit ekonomik. Në përgjithësi, alternativa e
“shok terapisë” sipas botëkuptimit të Havrylyshyn është dëshmuar si më e suksesshme. Kjo ishte
2
Stiglitz, Joseph (2002), Globalization and Its Discontents, London: Penguin Books.
zbatuar në shtetet Baltike, Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, ndërkaq Shqipëria, Bullgaria,
Maqedonia, Kirgistani, dhe Rusia e kishin braktisuar këtë. Qasja graduale u zbatua në
Azerbejxhan, Armeni, Gejorgji, Kazahstan, Ukrainë, Taxhikistan, dhe Rumani.3 Shumica e
vendeve kanë hyrë në procesin e transicionit në “shok terapi” përmes libberalizimit të çmimeve.
Inflacioni ishte ose i pranishëm, ose kërcënim i madh. Duke filluar me Poloninë në 1990, pakoja
e stabilizimit monetar deri më 1995 ishte fuqizuar në 25 vende. Normat vjetore të inflacionit para
stabilizimit ndryshonin shumë: nga hipërinflacioni prej 57 000 për qind në Gjeorgji te 26 për
qind në Hungari. Kjo gjendje e dëmtonte dukshëm suksesin e reformave. Bullgaria, Estonia, dhe
Lituania i kishin normat më të ulëta mbresëlënëse të inflacionit. Koha po ashtu kishte rëndësi
meqenëse reformuesit e më hershëm ishin më të suksesshëm se ata të mëvonshëm.4 Rezultateve se “shok terapia” ishte më e suksesshme në disa vende se në tjerat të cilat e
zbatuan “qasjen graduale” duhet t’u rikujtohet se kushtet fillestare të transicionit nuk ishin të
njëjta. Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, dhe shtetet Baltike ishin gjeografikisht më afër
vendeve të zhvilluara kapitaliste (vendeve Skandinave dhe Gjermanisë), çka ndikoj në
marrëdhëniet më të shpejta ekonomike ndërmjet tyre siç janë lëvizja më e madhe e kapitalit,
shpenzime më të ulëta të shkëmbimeve tregtare, kështu që këto vende ishin në portat e vendeve
të zhvilluara. Këto pra, ishin ndër faktorët kryesor që ndikuan në rezultatet e ndryshme duke e
bërë transicionin më të suksesshmëm në disa vende se në tjerat. Për disa të tjera do të diskutohet
shkurtimisht në nëntitullin që vijon.

3 Havrylyshyn, Oleh (2007), “Fifteen Years of Transformation in Post-Communist World: Rapid Reformers
Outperformed Gradualists”, CATO Institute, Discussion Paper No. 4.
4 Fisher, Stanley and Sahay, Ratna (2000), “The Transition Economies after Ten Years”, Cambridge: National
Bureau of Economic Research, Working Paper No. 7664.

1. Dështimet e Konsensusit të Uashingtonit në Evropën Qendrore dhe
Lindore
Transicioni në EQL ishte unik nga shumica e vendeve tjera të botës meqenëse përfshinte
ndryshimet sistemore si në politikë ashtu edhe në ekonomi. Sistemi një partiak ishte braktisur në
favor të pluralizmit politik ose demokracisë. Por, çfarë lloji i demokracisë? Demokracia jo
domosdoshmërisht nënkupton shumë parti politike. Partia komuniste poashtu mund të cilësohej
demokratike pasi lejonte të gjithë votuesit të vendosin se cilin kandidat ta votojnë. Mirëpo,
dallimi qëndron në atë se komunizmi nuk lejonte opozitë politike, e së bashku me të, as
alternativë ose opozitë ndaj reformave në ekonomi. Ideologjia e partisë dhe prona shtetërore mbi
mjetet e prodhimit mbaheshin si gurëthemel i sistemit.
Planifikimi qendror ishte sistem i jo efikas dhe i dyshimt në afat të gjatë. Interesi i
pushtetit komunist ishte të raportoj përmbushjen e planeve në shkallë më të lartë se sa aktualisht
realizoheshin. Kjo filloj të bëhet e qartë kur filloj rënia e komunizmit dhe nisja e transicionit ku,
statistikat e fryera nuk i përgjigjeshin gjendjes në terren që përballej me mungesa, duke përfshirë
edhe artikujt ushqimorë. Deri në fundin e periudhës komuniste, prodhimi ishte duke rënë thuajse
në çdo regjim komunist të tipit sovjetik, rënie e cila u shpejtua në vitin e parë të transicionit dhe
vazhdoj në vitet vijuese. Polonia ishte vendi i parë që e ndali këtë trend të rritjes ekonomike
negative, kurse Ukraina ishte në gjendje ta bëjë një gjë të tillë vetëm pas tetë vite të rënies
ekonomike. Rënia e përgjithshme e BPV-së në Republikën Çeke arriti 13% nga 1989 deri më
1992, deri në 77% në Gjeorgji ndërmjet 1989 dhe 1994 ose më e madhe se në vendet e
industrializuara gjatë Depresionit të Madh 1929-1933. Rënia mesatare e BPV-së e regjistruar në
EQL ndërmjet viteve 1989 dhe 1992 ishte 17%. Nga vitit 1989 deri më 1997, rënia sillej nga
30% në Bullgari dhe Rumani, deri në 40% në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.5 Pesë vende
(Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Taxhikistani, dhe deri-diku Molldavia) vuanin nga luftërat
civile dhe konfliktet etnike, por rënia e madhe e BPV-së në vendet tjera ishte e pazakonshme për
kohën e paqes. Ka qenë kjo rënie gjatë transicionit ekonomik e cila i zuri në befasi ose të
papërgatitur shumicën e ekonomistëve rreth teorive të transformimit ekonomik nga ekonomia me
planifikim centralist tek ajo e hapur dhe me orinetim tregu.
5 Aslund, Anders (2000), “The Myth of Output Collapse after Communism”, Washington D.C.: Carnegie
Endowment for International Peace.
Rënia gjatë transicionit përkoj me intensitetin e reformave strukturore. Imponimi i
kufizimeve të forta buxhetore dhe shkurtimi i subvencioneve në shkallë të gjërë goditi shumë
sektorë. Ekzistonin shenjat e çrregullimeve ekonomike edhe para se të filloj transicioni,
meqenëse vendet komuniste e përcaktonin tregtinë kryesisht nga vendimet politike. Çrregullimet
u bënë më të theksuara gjatë transicionit fillestar (emergjent), i cili më tutje e ngriti nevojën për
zbatimin e programeve të rregullimit strukturor. Në ballë të këtyre programeve për ndihma ishte
FMN duke u ofruar kredi vendeve që ishin në krizë. Fillimisht, programet ishin përqendruar në
disciplinën fiskale, uljen e inflacionit, reformat strukturore, dhe rritjen ekonomike.6 Deri në çfarë
përmasash këto programe (të cilat llogariten si pjesa më e madhe e Konsensusit të Uashingtonit)
ishin të suksesshme, përvoja nga EQL ofron rezultate të ndryshme. Përderisa kishte dhe ende ka
kritike rreth këtyre programeve të FMN-së, një gjë ishte e sigurtë: ekonomitë e transicionit kishin
nevojë për ndihmën e jashtme të perëndimit për zbatimin e reformave ekonomike me qëllim që
ta tejkalojnë krizën në të cilën ishin futur pas rënies së komunizmit.

1.1. Transicioni i vështirë dhe kostoja më e lartë e transicionit: ndikimi i
luftërave qytetare
Rënies së komunizmit në EQL si model politik dhe ekonomik mund t’i atribuohen disa
shkaqe. Në përgjithësi, mund të konstatohet se lufta e gjatë e BRSS-së në Afganistan për ta
mbështetur komunizmin që nga 1980 dhe tërheqja më 1989, i ka kontribuuar shumë rënies së
komunizmit. BRSS nuk ishte më në gjendje të ushtroj kontroll të drejtpëdrejtë në shtetet satelite
të tij në EQL, siç bëri më herët në Revolucionin Hungarez më 1956 dhe në ish-Çekosllovaki më
1968. Më në fund, edhe vetë BRSS kishte probleme të brendshme dhe u shpërbë në 15 shtete të
reja të pavarura, dhe u pajtua që ish-shtetet satelite në përenndim të tij (në EQL) mund ta
zgjedhin drejtimin e tyre të veçantë politik dhe ekonomik. Në shumicën e vendeve, kjo zgjedhje
nuk ishte e lirë ose pa ngarkesa nga faktorët të cilët ishin përtej kapaciteteve për kontrollin e tyre
dhe vështirësimin e transicionit ekonomik – luftërat qytetare.
6 International Monetary Fund (1997), “World Economy in Transition: Experience under the IMF’s Enhanced
Structural Adjustment Facility”, Washington D.C.:, IMF Policy Development and Department of Review.
Fillimi i viteve 1990-ta ishte periudhë e trazirave të përgjithshme në EQL ose në atë që
njihej si “Blloku Lindor” i vendeve komuniste. Transicioni mund të merret se ka filluar që nga
rënia e Murit të Berlinit në nëntor 1989, ngjarje e cila solli ribashkimin e Gjermanisë një vit më
vonë, pastaj shpërbërjen e pushtetit të partive komuniste dhe krijimin e pluralizmit politik,
reformat masive ekonomike me theks të posaçëm në transformimin dhe privatizimin e pronës
shtetërore. Këto ndryshime sistemore u përcollën me kosto të lartë sociale për shumicën e
vendeve, siç ishte shpërbërja e dy shteteve federale, asaj Sovjetike dhe Jugosllave, dhe krimimi
shteteve të reja të pavarura, si dhe ndarja e Çekosllovakisë. Përderisa kjo e fundit u nda në dy
shtete në mënyrë paqësore në Republikën Çeke dhe Sllovaki, shpërbërja në BRSS dhe në
Jugosllavi u përcoll me luftëra civile të kushtueshme. Ndonëse BRSS fillimisht e zbatoj
zgjidhjen paqësore të Çekosllovakisë, lëvizjet e mëtëjme separatiste dhe secesioniste shpërthyen
në shumë pjesë të shteteve të sapokrijuara. Armenia dhe Azerbejxhani veç ishin në konflikt të
armatosur në krahinën Nagorno Karabah që nga viti 1988, i cili u intensifikua pas pavarësisë së
tyre pasi të dyja vendet po i formonin ushtritë e tyre, dhe armiqësitë zgjatën deri më 12 maj
1994. Afër tyre ose në rajonin e Kaukazit, ndodhi konflikti i armatosur në Gjeorgji ndërmjet
qeverisë së saj dhe separatistëve pro-rusë në krahinën e Abhazisë dhe Osetisë Jugore (1992-
1003, dhe më 1998), pastaj, dy luftëra në Çeçeni (e para nga dhjetori 1994 deri në gusht 1996,
dhe e dyte nga gushti 1999 deri në maj 2000), me ndikime anësore në republikat dhe krahinat
fqinje. Më tutje në lindje të Kaukazit ose np Azinë qendrore, ishte lufta qytetare në Taxhikistan
(1992-1997), dhe separatizmi ruso-ukrainas në Molldavi. Shpërbërja më e përgjakshme ndodhi
në ish-Jugosllavi nga 1991 deri më 1999 duke përfshirë krime të luftës dhe spastrim etnik. Të
gjitha këto luftëra dhe konflikte të armatosura gjatë viteve 1990-ta, përveç humbjeve materiale, i
kanë zvogëluar potencialet njerëzore, shumica e të cilave e zgjodhën emigrimin në kërkim të një
jete dhe perspektive më të mirë. Në këtë skenar, do të ishte gabim të adresohet dështimi apo
vështirësia e transicionit tek reformat ekonomike të bazuara në Konsensusin e Uashingtonit. Një
numër i konsiderueshëm i njerëzve i braktisën vendet e tyre edhe pas rindërtimit dhe stabilizimit,
dhe ata vazhdojnë të emigrojnë edhe në vitet mëvonshme. A ndodhi kjo për shkak se reformat e
rekomnduara nga Konsensusi i Uashingtonit nuk ofruan perspektivën e nevojshme? Është shumë
herët të thuhet në këtë fazë të diskutimit. Të shohim treguesin për popullsinë dhe koeficientin e
Ginit në periudha të ndryshme.
Popullsia (në milion)* Koeficienti i Ginit
Vendet 1990 2007 2018 2002a)
Vlerësimi i ri b)
Shqipëria 3.26 2.95 2.87 0.29 0.29 (2012)
Bosnia dhe Hercegovina 4.36 3.80 3.51 n/a 0.33 (2007)
Kroacia 4.78 4.40 4.10 0.35 0.32 (2014)
Kosova 1.96 2.10 1.80 n/a 0.26 (2016)
Macedonia e Veriut 2.02 2.01 2.07 0.27 0.36 (2015)
Mali i Zi 0.65 0.70 0.62 0.37 0.32 (2015)
Serbia 7.61 7.50 7.00 0.37 0.29 (2013)

Tabela 1: Popullsia dhe koeficienti i Ginit në vendet e Ballkanit Perëndimor
* Përfshinë censusin (regjistrimin) dhe vlerësimet për vite të ndryshme nga zyrat e statistikës të vendeve përkatëse.
n/a = nuk ka të dhëna.
Burimi:
a) Sukiassyan, Grigor (2007), “Inequality and Growth: what Does the Transition Economy Data Say?”,
Journal of Comparative Economics, Vol. 35, No. 1, pp. 35-56, table 3, op. cit.
b) World Bank, Gini Index, gjendet në faqen: https://data.worldbank.org/indicator/SI.POV.GINI/, vizituar në janar
2019.
Që nga viti 1990, numri i popullsisë duket se ka rënë, së pari si rezultat i luftërave
qytetare, e pastaj prej vitit 2007 e tutje kryesisht përmes emigrimit për shkaqe ekonomike. I
vetmi vend i cili ka pëërjetuar rritje të vogël në numrin e popullsisë nga 1990 deri më 2018, është
Maqedonia e Veriut por vetëm për disa dhjetëra mijëra banorë. Rënia e numrit të popullsisë është
më interesante prej vitit 2007 deri më 2018, për shkak se, për një periudhë më të shkurt se nga
1990 deri më 2007, ajo u zvogëlua më shumë gjatë kohës së paqes. Dy kolonat e fundit nuk
ofrojnë ndonjë tregues të mirëfillt për pabarazinë e të ardhurave siç matet me koeficientin e Ginit
meqenëse të dhënat e plota mungojnë, dhe ato çka janë në dispozicion, janë kohë pas kohe. Deri
në çfarë përmasash politika e reformave të zbatuara i ka kontribuuar rritjes apo zvogëlimit të
pabarazisë në të ardhura, nuk mund të sqarohet. Në nëntitullin e katërt të këtij punimi do t’i
referohemi dhe sqarojmë burimet qeveritare siç janë normat e tatimeve të cilat ndikojnë në
pabarazinë e të ardhurave, ndërkaq vlerësimet aktuale për koeficientin e Ginit nëpër vendet në
shqyrtim mbesin temë për hulumtime në të ardhmen.

1.2. Sqarimi për dëshmtimet e Konsensusit të Uashingtonit
Çka do të rekomandonte dikush për një ekonomi ekonomi komuniste e cila përballet me
mungesa, duke përfshirë edhe artikujt ushqimorë? Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse një
ekonomi e hapur e tregut ishte parapëlqyer nga politikë bërësit kur u përballen me dilemën se si
të reformohet ose çfarë rruge të zgjidhet. Konsensusi i Uashingtonit ishte një rrugë ideale me
ndjenjën emocionale se në një kohë ndoshta do të rezultoj nëë liri, demokraci dhe zhvillim
ekonomik. Duke e transplantuar sistemin e rregullave tjetërkund, nuk mund të shpie në dukuri të
ngjashme për shkak të dallimeve historike, ekonomike dhe kulturore.
Befasia e radhës gjatë transicionit ishte roli i shtetit në ekonomi, dhe këtu, ata që
rekomandonin qasjen graduale duket se fitojnë në parashikimin e tyre. Duke jetuar për decenie
nën diktaturën komuniste, shumica e popullsisë e kanë ndier veten sikur ishin çliruar menjëherë
nga dikush ose nga shteti, deri në atë masë sa që ata e neglizhuan rolin e shtetit në rrethanat e
reja të sistemit të ri që ishte në formim e sipër. Institucionet për ekonomi të tregut ndikojnë
shumë në performancë dhe kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë pasqyrohet edhe në jetën e qytetarëve.
Gjatë ttransicionit, ky rol u ndesh me neglizhencë ose vështirësi në përgatitjen dhe zbatimin e
kornizës ligjore lidhur me sektorin privat dhhe rregullimin e ndërmarrjeve publike. Politikat që e
mbështesin themelimin e qëndrimit politik për qeverisje e kanë efektin e tyre tek partitë të cilat
ndikohen nga reformat, e këto më tutje mund t’i pengojnë kushtet e përgjithshme për lehtësirat e
të bërit biznes. Një sqarim për zhvillimin institucional është i bazuar në krijimin e nxitjeve gjatë
periudhës së transicionit. Në disa vende, qeveria ishte nxitur aktivisht ta përcjellë transicionin me
një pjesëmarrje të gjerë në themelimin e ekonomisë së tregut duke siguruar të drejtat pronësore
bazë dhe sundimin e ligjit për të gjithë. Në disa tjera, elita ishte kryesisht e preokupuar rreth të
drejtave pronësore të saja nga ndërmarrjet shtetërore që do të privatizoheshin, përmes të cilave
do të siguronte një fuqi ekonomike dhe politike për ta dominuar periudhën pas transicionit.
Qeveritë në grupin e parë të vendeve bashkëvepruan me ndërmarrësit potencial në atë që Fye dhe
Shleifer e quajtën si modeli i “dorës së padukshme”, përmes të cilit qeveria është mirë e
organizuar, në përgjithësi jo e korruptuar, dhe relativisht mirëbërëse. Në grupin e dytë, qeveria
është pak a shumë e dezorganizuar dhe me burokratë që veprojnë për interesat e tyre private.7
7 Frye, Timothy, and Shleifer, Andrei (1997), “The Invisible Hand and the Grabbing Hand,” American Economic
Review, Papers and Proceedings, Vol. 87, pp. 354-358.
Për shkak të këtyre dy llojeve të qeverisjes, janë shfaqur edhe përvoja të ndryshme në
ndërtimin e ekonomisë së tregut në vendet e transicionit. Entuziazmi fillestar ra gradualisht dhe u
kthye në dëshpërim kur reformat dështuan t’i materializojnë pritjet. Pas një decenie e gjysmë,
transicioni në përgjithësi i ka bërë njerëzit të pakënaqur për një numër të arsyeve. Guriev dhe
Zhuravskaya të cilët e hulumtuan lumturinë e jetës në ekonomitë pas komuniste përmes të
dhënave të ndryshme sekondare, konstatuan përfitime të konsiderueshme ekonomike pas vitit
1995 në kuadër të rritjes së konsumit familjar, banimit, veturave, dhe kompjuterëve personal në
pronësi të tyre. Pasi shqetësime materiale ishin tejkaluar, pakënaqësia kaloj tek rritja e dallimeve
në të ardhura e matur sipas koeficientit të Ginit, përkeqësimi i të mirave publike, rritja e
pasigurisë, dhe zhvlerësimi i kapitalit njerëzor që dëshironte të emigroj për një jetë më të mirë.8 Transicioni në EQL pas një dezorganizimi dhe rënie ka rezultuar në arritjen e lirive qytetare dhe
të mirave materiale më të mëdha për qytetarët në afat më të gjatë. Zhvillimi ekonomik dhe
teknologjik global edhe ashtu do t’i sillte përfitimet materiale për jetesë. Ajo me të cilën shumë
njerëz në EQL nuk janë aq të kënaqur, nuk është thjeshtë e lidhur me ekonnominë, por tek
padrejtësia, pasiguria, dallimi në të ardhura, dhe të mirat publike (sidomos kujdesi shëndetësor
dhe arsimi) për të cilat ata duhet të paguajnë si konsumatorë tek biznesi. Kjo pakënaqësi është
mirë e adresuar nga modeli evropian i ekonomisë sociale të tregut.
8 Guriev, Sergei and Zhuravskaya, Ekaterina (2009), “(Un)Happiness in transition”, Journal of Economic
Perspectives, Vol. 23, No. 2, pp. 143–168.
2. Bazat dhe performanca a ekonomisë sociale të tregut

Ekonomia Sociale e Tregut (Soziale Markwirtschaft) fillet e së cilës janë në Gjermaninë
Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte bërë gjithnjë e më shumë model evropian.
Para se të hyjmë në hollësira se çka përmban ose në në çka bazohet, do të ishte e dobishme të
diskutohen shkaqet e futjes në përdorim të saj, pasi kjo mund t’u ndihmoj politikë bërësve
ekonomik të zgjedhin rrugë ose modele të zhvillimit në rrethana të caktuara (për dallim nga
mungesa e teorive nga komunizmi në kapitalizëm). Pse Gjermania (Perëndimore) e pranoj këtë
model dhe për çfarë qëllimi? Përgjigja duhet të kërkohet pak më herët në kronologjinë e
ngjarjeve që ndodhën nëë Gjermani që nga Lufta e Parë Botërore (LPB).
Pas LPB-së Gjermania ishte në anën e humbësit, jo në frontet e luftës por pasi e
nënshkroj armëpushimin. Territoret e mëdha që i kishte pushtuar dhe ende i kishte nën kontroll
pas përfudnimit të luftës në Lindje (Traktati i Brest-Litovskit), Belgjikë dhe pak në Francë, duhet
të lëshoheshin, e madje edhe të humb disa pjesë të territorit të saj tek shtetet fqinje.
Armëpushimin e përcolli kapitullimi dhe Traktati i Versajit, me kushte të ashpra kundër
Gjermanisë. Ekziston një pajtim i përgjithshëm se Traktati nuk ishte asgjë më pak se sa
garancion për një luftë të ardhshme (LDB). Sfidat për Gjermaninë e pas LPB ishin të vështira. E
para, për kapitullimin e Gjermanisë, nga disa qarqe brenda ushtrisë së saj, u fajësua tradhëtia
nga politikanët. E dyta, kushtet e ashpra kundër saj për pagesën e reparacioneve
(dëmshpërblimeve), dalja në skenë e anarkistëve, komunistëve, së bashku me krizën e madhe
ekonomike, e krijoj besimin se një shtet i centralizuar i fortë duhet të jetë i nevojshëm për t’iu
kundërvënë kërcënimit të komunizmit sovjetik. E treta, Depresioni i Madh 1929-33 u bë dëshmi
plotësuese për nevojën e një shteti të centralizuar. E katërta, periudha e shkurtë brenda së cilës
nazistët e kthyen Gjermaninë nga papunësia masive në mungesë të fuqisë punëtore, e krijoj
bindjen se ky qenka modeli që duhet zbatuar ndaj krizës ekonomike, por meqenëse shkoj shumë
larg në ekspansionizëm përtej kufinjve shtetëror duke e eksploatuar fuqinë punëtore skllave për
qëllime të luftës, përfundoj në pasoja katastrofike. Gjermania gjendej në rrënoja pas LDB-së dhe
ishte okupuar nga Aleatët. Si të bëhëj Gjermania ekonnomikisht e fortë edhe një herë kur i tërë
populli ishte shkatërruar? Çfarë modeli të zhvillimit ekonomik duhej ndjekur? Sikur atë nën
regjimin e nazistëve? Jo më tutje. Mirëpo, ekzistonte një alternativë ekonomike me të njëjtin
qëllim sikur ai i nazistëve derisa bëhej distancimi prej tyre – Ekonomia Sociale e Tregut – për ta
bërë Gjermaninë përsëri të fortë ekonomikisht. Si mund të arrihej kjo?
Ekonomia Sociale e Tregut është model ekonomik kapitalist i veçantë, përkundër se i ka
shumë veti të përbashkëta me modelin amerikan. Në këtë kuptim, ky model e ka zhvilluar qasjen
e vet pothuajse në të gjitha dukuritë ekonomike, pavarësisht se sa të ndryshme apo të ngjashme
me modelet tjera, duke përfshirë edhe transicionin nga komunizmi në kapitalizëm që është i
rëndësishëm për këtë punim. Së pari, le t’i përmbledhim parime bazë të këtij modeli në të cilën
bazohet, nja 10 prej tyre për krahasim me Konsensusin e Uashingtonit.9 1) Model ekonomik kushtetues, koncepti i të cilit është përkufizuar nga shteti duke e
bërë atë të detyrueshëm;
2) Roli aktiv i shtetit në ekonomi për t’i përcaktuar rregullat e sjelljes dhe të veproj si
rregullator;
3) Planifikimi ekonomik në nivel kombëtar përmes politikave qeveritare dhe orientimi
në zhvillim;
4) Zgjedhja e lirë ndërmjet veprimtarive ekonomike dhe konkurrenca;
5) Roli në vendim marrje në nivelin mikroekonnomik për ta parandaluar eksploatimin e
jashtëligjshëm të punëtorëve;
6) Shpërndarja e të ardhurave ku shteti luan rol të tërthortë në rishpërndarje;
7) Të drejtat pronësore dhe privatizimi, ku modeli bazohet kryesisht në pronën private,
kurse privatizimi i ndërmarrjeve publike vie në shprehje pasi të jetë siguruar
konkurrenca për ta shmangur monopolin dhe diskriminimin në çmime;
8) Tregtia ndërkombëtare liberale në përputhje me sundimin e ligjit;
9) Programet e mirëqënies sociale (sigurimi shëndetësor, arsimimi dhe hulumtimi
shkencor) për të ofruar mundësi të barabarta përmes financimit shtetëror për të gjithë
në lëmitë përkatëse të ekonomisë;
10) Tatime më të larta ndaj bizneseve për t’i mbështetur programet e mirëqënies sociale.

9 Për më tepër rreth parimeve të ekonomisë sociale të tregut, shih në mes tjerëve, Esderts, Hans, J. (2003), Easy
Guide to Social Market Economy, Bahasa: Friedrich Ebert Stiftung; and Hasse, Rolf, H., Hermann, Schnedier and
Weigelt, Klaus eds, (2008), Social Market Economy, Principles and Implementation – From A to Z, Paderborn:
Verlag Ferdinand Schöningh.
Një nga fushat kyçe ku modeli evropian dallon prej atij amerikan, dhe kjo u vërtetua si
shumë e rëndësishme kur iu referuam përvojës së vendeve pas komuniste, është roli i shtetit në
ekonomi.10 Ka qenë kjo ndjenjë e rolit të vogël ose të pa koordinuar që ka shpier deri te shumë
dështime gjatë transicionit. Modeli evropian kishte një pikëpamje më të mirë mbi rolin e shtetit
në ekonominë e tregut, por siç e theksuam më herët, publiku i gjerë ishte ngopur me të nën
diktaturën komuniste, pas të cilit emocionalisht kaloj në një lloj lirie të pakontrolluar. Një tjetër
parim kyç që i dallon dy modelet perëndimore lidhur me ekonomitë e transicionit është qasja e
tyre ndaj privatizimit. Modeli evropian e mbështet privatizimin gradual të ndërmarrjeve
shtetërore dhe publike duke e marrë për bazë së pari konkurrencën dhe kontrollin ndaj
monopoleve, kurse modeli amerikan është në favor të privatizimit të shpejtë si udhërrëfyes që do
të sjellë konkurrencën. Tjetri ndryshim me radhë i rëndësishëm por jo i fundit, është
bashkëveprimit i parimeve 6) dhe 10) të cekura më lartë, respektivisht në tatime dhe
shpërndarjen e të ardhurave. Modeli amerikan rekomandon që normat tatimore të mbahen
relativisht të ulëta për t’iu dhënë më shumë mundësi bizneseve edhe nëse këto evoluojnë në
monopole, përderisa modeli evropian dëshiron t’i tatimoj më shumë bizneset fitimprurëse dhe ta
bëjë rishpërndarjen e të ardhurave në mënyrë të tërthortë tek pjesa tjetër e popullsisë. Këto
dallime janë bërë temë e interesimit, me vërejtjen në Ballkanin Perëndimor se ende ekzistojnë
modele alternative ndaj Konsensusit të Uashingtonit, dhe ai është në dispozicion tek pragu i
derës ku synon të integrohet – modeli evropian i ekonomisë sociale të tregut.
10 Termi model amerikan nuk duhet të ngatërrohet me Konsensusin e Uashingtonit, përkundër se i dyti u derivua si
rekomandim nga i pari. I dyti është i lidhur me rekomandimet e politikave për vendet e transicionit, por ende është
një pasqyrë e përgjithshme e të parit. Sidoqoftë, të dyja janë përdorur si sinonime për qëllimin e këtij punimi, siç
është rasti edhe me ekonominë sociale të tregut si model evropian i cili ndryshon dhe nuk zbatohet në të gjitha
vendet evropiane.

2.1. Bashkëveprimi ndërmjet politikës dhe ekonomisë: Konsensusi i Uashingtonit kundrejt Ekonomisë Sociale të Tregut
Konsensusi i Uashingtonit ose modeli amerikan nuk është vetëm për ekonominë; ai
gjithashtu ndikon edhe në politikë me synimin e mbrojtjes dhe sundimit të ekonomisë. Në këtë
bashkëveprim ndërmjet politikës dhe ekonomisë, mund ta vërejmë dallimin ndërmjet modelit
amerikan dhe evropian, i cili në mes tjerash mund të haset në zgjedhjen e kryesuesit të shtetit,
respektivisht kryetarit dhe/ose kryeministrit. Tradicionalisht, kryetarët e SHBA-së kanë ardhur
nga sfondi i fuqishëm i biznesit (si për shembull Donalld Tramp, kryetar i tanishëm) ose ata të
cilët nuk e kishin këtë prapavi, ende ishin në ballë ose prapa bizneseve të mëdha dhe
miliarderëve. Ky është shembull se si biznesi e formëson politikën në SHBA.
Në Evropë, kjo marrëdhënie ndërmjet ekonnomisë dhe politikës është e ndryshme. Rrallë
herë ka ndodhur që një kryeministër i ndonjë vendi të BE-së të jetë biznismen i fuqishëm. Më it
theksuari ndër ta ka qenë Silvio Berluskoni në Itali, i cili edhe ashtu u bë kundërthënës. Të tjerët
ishin dhe ende janë me prapavi të ndryshëm nga biznesi, duke filluar nga Angela Merkel
(kancelarja e Gjermanisë), Emanuel Makro (Francë), Tereza Mej (Mbretëria e Bashkuar),
Xhuzepe Konte (Itali), e kështu me radhë. Këta as që erdhën nga ndonjë prapavi e pasur në
biznes, e as që u bënë të tillë përmes politikës pasi u skadoj mandati ose u pensionuan; ata
mbesin të “varfër” nga perspektiva e biznesit. Për dallim nga këta ose në të kundërtën, në
Ballkanin Perëndimor, sidomos në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, dhe Maqedoni tëë Veriut,
politikanët pasi vijnë në pushtet politik tentojnë qoftë vetë ose përmes shokëve dhe të afërmëve
të tyre ta rrembejnë mundësinë për pasurimin e vetes me praktika diskriminuese dhe shpesh të
kundërligjshme. Madje, disa prej tyre nuk do të dëshironin të qëndrojnë më tutje në pozita
politike nëse janë shpaguar sa duhet me pasurinë të cilën e kanë siguruar përmes politikës, për
shkak se kjo u mundëson atyre ta kenë pushtetin e vërtetë ekonomik ndaj politikanëve. Ky është
transicion drejt modelit amerikan, i cili merr më shumë kohë dhe rezultatet e përgjithshme të tij
janë të pasigurta. Para së gjithash, derisa premtimi i modelit amerikan e parasheh një skenar të
tillë ose sundimin e politikës nga biznesi që duhet të ndodhë në të ardhmen, pjesa më e madhe e
BE-së ka kaluar në një fazë më të përparuar kurse vendet e Ballkanit në shqyrtim janë duke e
formësuar zbatimin e modelit amerikan i cili po e detyron popullsinë të emigroj në numër të
madh, kreysisht për në Gjermani.
Për ta mbajtur mirëqënien sociale, Ekonomia Sociale e Tregut duhet të mbështetet në
ngarkesën mesatarisht më të lartë të tatimeve ndaj bizneseve, kryesisht në rritjen progresive të
normave tatimore kundrejt korporatave fitimprurëse, kështu që, ajo mund ta plotësoj kërkesën
për ofrimin e mundësive shtresave të varfëra në sektorë të ndryshëm, shumica prej të cilave nuk
mbështesin drejtpërdrejt rritjen ekonomike (kujdesi shëndetësor, arsimimi, sporti). Në këtë
mënyrë, bizneset në modelin evropian pritet të kenë më pak burime ose fonde për hulumtim dhe
zhvillim, investime, rritje dhe ekspansion pasi që një pjesë e madhe e fitimit të tyre shkon për
shtetin i cili e shfrytëzon atë ndryshe. Në anën tjetër, pritjet për bizneset në modelin amerikan
janë që ato kanë në dispozicion të tyre më shumë mjete për hulumtim dhe zhvillim, kështu që ato
bëhen më inovative dhe më konkurrente në përgjithësi. Është pikërisht ky dallim pse disa
ekonomistë gjermanë si Seliger dhe Wrobel rekomanduan se modeli amerikan është më i mirë
për rritje dhe zhvillim, tash e tutje.11 Konstatimi i tyre lë përshtypjen se modeli gjerman (deridiku po ashtu edhe e i BE-së) i ekonomisë sociale të tregut mund të jetë i parapëlqyer deri në një
far shkalle ose derisa përfituesit e mirëqënies sociale të shtetit bëhën përtacë duke u mësuar të
konsumojnë të mirat e të tjerëve ose ato të cilat nuk i kanë krijuar vetë. Një supozim i tillë rreth
superioritetit të modelit amerikan, sidomos kundrejt modelit të pastër gjerman, duhet të testohet
me studime më të hollësishme empirike, në mes tjerash, të testohet hipoteza: nëse modeli
amerikan është më i shpejt, bëhet më inovativ (zbulues) dhe më konkurrent, atëherë a do të
shpien në perspektivë nëse nuk e mbështet aktivisht pjesën tjetër të popullsisë për tregun e punës
pasi që Gjermania shkon përmes programeve të aftësimeve profesionale dhe arsimimit pa
pagesë? Në Gjermani, personi jo produktiv ose i pa aftë përgatitet për tregun e punës dhe në
ekonnomi përmes programeve shtetërore të mirëqënies sociale. Alternative amerikane ndaj kësaj
pyetje është më e thjeshtë dhe funksionon në mënyrë më efikase; SHBA-të tërheqin dhe
importojnë punëtorë të shkathtë dhe profesionistë nga e tërë bota. Pse të shpenzohen burimet
kombëtare të përmasave sikur në modelin Gjerman për aftësim kur ne mund t’i marrim ata njerëz
të gatshëm nga jashtë, dhe t’i lëmë bizneset tona me më shumë fitim në dispozicion për zbulime
dhe zhvillim të mëtejmë, do të ishte përgjigja e modelit amerikan.
11 Seliger, Bernhard and M. Wrobel, Ralph (2007), “Die Krise der Ordnungspolitik als Kommunikationskrise”, (The
Crisis of Economic Order Policy as a Crisis of Communication), Discussion Paper No. 1, First Dialogue on Social
Market Economy: The Social Market Economy Concept and its Implications, Zwickau, 29-30 November 2007.
Në qendër të ideologjisë politike lidhur me zhvillimin ekonomik në SHBA ndërmjet
partisë demokratike dhe republika është rivaliteti i tyre, i cili gjithmonë e ka mbajtur baraspeshën
në përgjigje të rrethanave ekonnomike. Historikisht, të dyja partitë, duke përfshirë edhe
Kryetarin me pushtet të ngjashëm me atë të mbretit, kanë ardhur në pushtet dhe janë larguar nga
pushteti varësisht se si ka rrjedhur dhe si është situata ekonomike. Demokratët të cilët pak a
shumë janë parti e majt me ideologji të ngjashme sikur të modelit të BE-së, përcjellin qasje të
ngjashme meqenëse janë më shumë të orientuar kah politikat sociale se republikanët. Nëse
dallimet në të ardhura në SHBA rriten më shumë, atëherë mund të jetë koha për ta favorizuar dhe
votuar për Kryetar dikë nga kampi demokrat. Meqenëse demokratët janë më tepër të orientuar
kah politikat sociale sikur në modelin gjerman por në shkallë më të ultë, kur vërehet se sistemi
po e merr një barrë sociale që u ofrohet “parazitëve” ose sistemi po rrëshqet drejt “përtacisë”,
atëherë duhet të sillen republikanët në pushtet për ta ripërtërirë agjendën e tyre të reformave por
pa e ndryshuar sistemin. Ky është vetëm një parim ideologjik i cili në zgjedhjet e SHBA-së jo
domosdoshmërisht zbatohet gjatë tërë kohës ndërmjet dy partive – demokratike dhe republikane.

3. Ballkani Perëndimor ende është në transicion; Ekonomia Sociale e Tregut është model më i mirë
Mungesa e teorive mbi transicionin nga komunizmi në kapitalizëm ishte një prej arsyeve
kryesore të befasive nga transicioni. Kanë ekzistuar teori të ttransicionit nga kapitalizmi në
komunizëm, por jo aq shumë në drejtim të kundërt ose anasjelltas derisa komunizmi u dobësua
seriozisht, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Si për ironi, në ish-Jugosllavi, në ditët e arta të
komunizmit jo zyrtarisht ishte zbuluar parulla popullore “Amerika i Engleska biče zemlje
proleterska (Amerika dhe Anglia do të bëhën vende proletare)”, me bindjen sikur komunizmi do
të ishte sistem i përjetshëm. Kjo ka qenë e mjaftueshme për disa ose shumicën të mos mendojnë
ndonjëherë për braktisjen e tij dhe ta përqafojnë sistemin amerikan ose britanik në vend të tij.
Madje, ata (në ish-Jugosllavi) nuk kanë qenë aq të etur ta përqafojnë ndonjë ndryshim radikal
ekonomik derisa shpërthyen luftërat civile, duke rezultuar në ndryshime më radikale në të gjitha
aspektet e shoqërisë. Sllovenia u nda nga Jugosllavia pas 10 ditëve luftë, dhe nuk është pjesë e
asaj që ne e përkufizojmë si Ballkani Perëndimor. Në Kroaci (1991-95) dhe Bosnjë e
Hercegovinë (1991-95) ka pasur shkatërrime më të mëdha, humbje të popullsisë (vetëm në
Bosnjë mbi 100 000 të vrarë dhe 2 milionë të zhvendosur) dhe spastrim etnik. Shqipëria po ashtu
përjetoj një lloj lufte qytetare më 1997. Fqinji i saj Kosova që ishte pjesë e Jugosllavisë po ashtu
e përjetoj luftën, shkatërrimin dhe zhvendosje masive të popullsisë më 1999. Për shkak të
hapësirës dhe kontekstit, nuk do t’i diskutojmë ngjarjet politike dhe ekonomike të këtyre
vendeve. Ndoshta, me rëndësi më të madhe është se çfarë reformash ekonomike i kanë në fuqi,
nga të cilat ne i kemi zgjedhur normat e tatimeve duke u përqendruar në Tatimin mbi Vlerën e
Shtuar (TVSH), Tatimin në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhurat e
Korporatave (TAK).

Tabela 2: Normat e tri tatimeve kryesore në Ballkanin Perëndimor (në %) më 2018
Vendet TVSH* TAP** TAK
Shqipëria 20 23 15
Bosnia e Hercegovina 17 10 10
Kroacia 25 36 18
Kosova 18 10 10
Maqedonia e Veriut 18 10 10
Mali i Zi 21 9 9
Serbia 20 10 15
Gjermania 19 47 30
SHBA 0 37 21
*Përfshinë vetëm normat standarde për shumicën e produkteve dhe shërbimeve, jo edhe normat e diferencuara ose tëzbritura që zbatohen për disa artikuj ushqimorë dhe të mjekësisë.
** Norma më e lartë, duke përfshirë kalsifikimin e normave më të ulëta sipas sipas nivelit të të ardhurave.
Burimi: Faqet e qeverive të përmbledhura në: https://tradingeconomics.com/, vizituar në shkurt 2019.

Treguesit në Tabelën 2 nuk mund ta tregojnë pasqyrën më të gjerë të modelit ekonomik,
por ata ndihmojnë shumë në kuptimin se çfarë qëllimi kanë dhe çfarë rezultatesh ka gjasa të
prodhojnë në ekonomi. TVSH, në disa vende i njohur si tatimi në shitje, është tatimi dhe
kontribuesi kryesor i buxhetit të shtetit përr thuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka
normë relativisht më të lartë se TAP dhe TAK, dhe është kryesisht tatim në konsum të cilin duhet
ta paguajnë qytetarët. Norma e tij më e lartë së bashku me normat e ulëta të TAP dhe TAK do të
thotë se shumica e popullsisë duhet t’i paguajnë më shumë shtetit në baza ditore, ndërkaq
korporatat ose të pasurit i kanë normat e tyre të tatimeve më të ulëta. Kjo është një nga burimet
kryesore të pabarazisë në të ardhura, ose ajo që imponohet nga shteti për t’i bërë të pasurit më të
pasur siç e pret Konsensusi i Uashingtonit për të lejuar më shumë liri për bizneset që ta
vazhdojnë rritjen e tyre në kurriz të dikujt tjetër që paguajnë TVSH. Siç e kemi theksuar në
shqyrtimet teorike duke i krahasuar parimet e modelit amerikan dhe atij gjerman, nga Tabela 2
mund ta vërejmë se Gjermania ngarkon norma më të larta në TAP dhe TAK, dhe më të ulëta në
TVSH (madje më të ulëta se në katër prej shtatë vendeve në Ballkanin Perëndimor) se në SHBA.
TAK në Gjermani është 30% krahasuar 21% në SHBA, çka është në përputhje me konceptin
bazë të dy modeleve lidhur me tatimet. TAP është gjithashtu më i lartë në Gjermani se në SHBA,
respektivisht 47% kundrejt 37%.
Në këtë mënyrë, dallimi në koncepte ndërmjet modelit amerikan dhe evropian ose
gjerman është i manifestuar edhe nga fuqizimet ligjore të tyre në politikat ekonomike, ku
shembulli më i theksuar është në normat e tatimeve. Duke shikuar normat e tatimeve që janë në
fuqi në Ballkanin Perëndimor, mund të theksohet se këto vende ende janë duke i zbatuar
reformat që i përshtaten rekomandimeve të Konsensusit të Uashingtonit, përkundër dëshirës së
tyre dhe procesit për t’iu bashkuar BE-së. Rezultati i një politike të tillë nuk është problem i
rritjes së pabarazisë në të ardhura e cila në SHBA mund të shpie te rritja ekonomike, por te
emigrimi. Në një kohë, popujt e ish-Jugosllavisë e lëshonin vendinn e tyre për shkak të
pasigurisë (luftërat qytetare të viteve 1990-ta) për në vendet e zhvilluara të perëndimit, por tani
shumica dërrmuese e tyre e lëshojnë pasi modeli i tyre i zhvillimit ekonomik nuk i përmbushë
kërkesat e tyre, ose ata janë të pakënaqur me të.
Përmbyllje dhe implikimet
Vendet pas komuniste në EQL, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, kanë kaluar përmes
një periudhe të ndryshimeve sistemore politike dhe ekonomike. Sidomos në rastin e dytë, ky
transicion ishte dramatik, i cili përkoj me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve
pasardhëse. Pakoja e reformave e zbatuar në pjesën tjetër të EQL e njohur si Konsensusi i
Uashingtonit, ishte futur në përdorim edhe në këtë pjesë të Evropës. Sipas gjendjes së decenies
së dytë të shekullit XXI, rezultatet janë të paqarta meqenëse në njërën anë kanë ndikuar në rritje
ekonomike dhe zhvillim, por në anën tjetër kanë shkaktuar çrregullime strukturore. Në mes
tjerash, reformat e zbatuara nga shteti për një ekonomi të hapur tregu janë duke shkaktuar
krijimin e një klase ekonomike dhe politike gjersa i shtyen shumicën e të tjerëve në varfëri dhe
duke i detyruar ata ta lëshojnë vendin e tyre në kërkim të një jete dhe mirëqënie ekonomike më të
mirë. Ata janë të pakënaqur me modelin ekzistues i cili favorizon një pakicë në kurriz të
shumicës në këtë pjesë të Ballkanit e cila ende është burim i konflikteve të mundshme.
Disa madje mund ta mbajnë qëndrimin se tani është vonë të fillohet ose reformohet me
një model tjetër të zhvillimit ekonomik përveç atij që Ballkani Perëndimor e ka provuar për më
shumë se dy decenie. Mirëpo, ekzistojnë dy aspekte vendimtare në të cilat këto vende duhet të
lëvizin në reformat ekonomike, e kjo arrinë tek braktiksja e modelit amerikan në favor të atij
evropian. Së pari, siç sygjeron diskutimi dhe disa tregues nga ky punim, këto vende ende janë
duke e zbatuar pakon e reformave nga Konsensusi i Uashingtonit, dhe rezultatet e vështruara
gjerë më tani janë siç pritej, duke devijuar deri-diku nga kërkesat dhe realiteti i BE-së. Së dyti,
kjo pjesë e Evropës, me përjashtim të Kroacisë, është komplet e rrethuar nga vendet anëtare të
BE-së, dhe në të ardhmen e afërt pritet t’i bashkangjitet asaj. Edhe pse pranon shumë mbështetje
nga BE si pjesë e aderimit dhe anëtarësimit në të, është duke i udhëhequr reformat që nuk janë aq
shumë në frymën e modelit evropian. Për të qenë më shumë në përputhje me modelin evropian,
qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet t’i reformojnë tatimet e tyre duke e zvogëluar normën e
TVSH-së dhe duke e rritur atë për TAP dhe TAK. Politikëbërësit do të ankohen se një veprim i
tillë duke imponuar tatime më të larta i kufizon investimet si vendore ashtu edhe të huaja.
Megjithatë, këto janë vende të vogla, popullsia e së cilës gradualisht po tkurret përmes
emigrimit. Këto nuk kanë kohë të kalojnë përmes rrugës amerikane të zhvillimitt, për shkak se
SHBA ështëë vend i madh dhe i zhvilluar me ndikim mbarë botëror. Modeli amerikan nuk
përshtatet dhe nuk mund të funksionoj si duhet në Ballkanin Perëndimor, ose nëse funksionon,
performanca e tij është ndoshta më e varfër në përmasa të përgjithshme se e ekonomisë sociale të
tregut. Bizneset nga Ballkani Perëndimor do ta kenë të vështirë të bëhen konkurrente në përmasa
mbarë botërore sikur korporatat amerikane, edhe nëse ato janë të stimuluara me norma shumë të
ulëta të tatimeve.

References

Aslund, Anders (2000), “The Myth of Output Collapse after Communism”, Washington D.C.:
Carnegie Endowment for International Peace.
Esderts, Hans, J. (2003), Easy Guide to Social Market Economy, Bahasa: Friedrich Ebert
Stiftung.
Fisher, Stanley and Sahay, Ratna (2000), “The Transition Economies after Ten Years”,
Cambridge: National Bureau of Economic Research, Working Paper No. 7664.
Frye, Timothy, and Shleifer, Andrei (1997), “The Invisible Hand and the Grabbing Hand,”
American Economic Review, Papers and Proceedings, Vol. 87, pp. 354-358.
Guriev, Sergei and Zhuravskaya, Ekaterina (2009), “(Un)Happiness in transition”, Journal of
Economic Perspectives, Vol. 23, No. 2, pp. 143–168.
Havrylyshyn, Oleh (2007), “Fifteen Years of Transformation in Post-Communist World: Rapid
Reformers Outperformed Gradualists”, CATO Institute, Discussion Paper No. 4.
International Monetary Fund (1997), “World Economy in Transition: Experience under the
IMF’s Enhanced Structural Adjustment Facility”, Washington D.C.:, IMF Policy Development
and Department of Review.
Rolf, H., Hermann, Schnedier and Weigelt, Klaus eds, (2008), Social Market Economy,
Principles and Implementation – From A to Z, Paderborn: Verlag Ferdinand Schöningh.
Seliger, Bernhard and M. Wrobel, Ralph (2007), “Die Krise der Ordnungspolitik als
Kommunikationskrise”, (The Crisis of Economic Order Policy as a Crisis of Communication),
Discussion Paper No. 1, First Dialogue on Social Market Economy: The Social Market Economy
Concept and its Implications, Zwickau, 29-30 November 2007.
Stiglitz, Joseph (2002), Globalization and Its Discontents, London: Penguin Books.
Sukiassyan, Grigor (2007), “Inequality and Growth: what Does the Transition Economy Data
Say?”, Journal of Comparative Economics, Vol. 35, No. 1, pp. 35-56.
Williamson, John (1990), “What Washington Means by Policy Reform?”, in Williamson, John
ed., Latin American Adjustment: How Much has Happened?, Washington DC.: Institute for
International Economics.
World Bank, Gini Index, available at: https://data.worldbank.org/indicator/SI.POV.GINI/, accessed on January 2019.

Comments are closed.