Uashington, 29 tetor – Ekonomia e SHBA-së u rrit për 33 për qind në tremujorin e tretë në nivel vjetor, kumtoi sot Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Rritja pason pas rënies historike prej 31,4 për qind në tremujorin e dytë, kur SHBA-ja ishin një nga disa vendet në botë të goditura nga pandemia, e pasi u hapën bizneset pas karantinave të zgjatura në pothuaj të gjitha shtetet.
Masat e kanë zhytur ekonominë në recesion të paparë, duke e lënë vendin me BPV shumë më të ulët sesa para pandemisë.
Sipas Departamentit, ekonomia amerikane aktualisht është 3,5 për qind më e vogël se në vitin 2019, por gjithsesi, në tremujorin e tretë ajo u rrit me 7,4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, që është rekord.
Ekonomia është adut i madh për presidentin e SHBA-së Donald Tramp dhe vëzhguesit thonë se raporti do të paraqitet nga selia zgjedhore e presidentit si fitore e administratës së tij.
Sidoqoftë, besohet se megjithëse ekonomia ngadalë po kthehet në formë pas humbjeve në kohë të pandemisë, rimëkëmbja e plotë nuk do të ndodhë së shpejti.