Mbeturinat që me vite janë lënë në vende afër fshatit Dobrosht do të shndërrohen në një deponi të madhe, nëse nuk ndërmerret masë për pastrim, alarmojnë nga shoqata ekologjike Eko Guerilla nga Tetova. Në fotografitë më të reja nga vendi ku i publikojnë, mund të vërehen mbeturinat komunale dhe mbeturina ndërtimore në pjesën pyjore.
“Në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale, neni 22, paragrafi (1) 4, komunat janë të obliguara të transportojnë dhe të përpunojnë mbeturina të forta komunale, por atë nuk e bëjnë. Për këtë gjë, këtë mëngjes janë kontaktuar Komuna Tearcës dhe kryetari i saj, Isen Asani dhe e rradhës është Parashtresë deri te Këshilli i Inspeksionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri tek Qeveria në Shkup, ku do kërkojmë që Komuna e Tearcës dhe kryetari Asani të përgjigjen para ligjit, informojnë nga Eko Guerrilla.
Arianit Xhaferri nga Eko Guerrilla sqaron që më shumë herë ka ndodhur që pas lajmërimit të marrë për krijim të deponisë së egër, ata të dërgojnë kërkesë që të pastrohen mbeturinat deri tek inspektorët dhe deri tek komunat, por nuk ka reagim nga kompetentët në qeverisjen lokale. Vetëm në rastin më të ri me Dobrosht, thotë që shpesh herë kanë kërkuar deri tek Komuna e Tetovës që të veprojë për situata të caktuara.
“Ndodhë shpesh, edhe pse disa herë problemi është paraqitur, ai të mos zgjidhet. Pastaj derisa pas një periudhe të caktuar kohore nuk ka rezultat, vendosim që të lajmërojmë Këshillin Inspektues. Ky institucion është përgjegjës për të vërtetuar pse për shembull inspektori apo zyra komunale nuk ka vepruar pas lajmërimit të qytetarëve”, sqaron Xhaferri.
Komuna e Tetovës në faqen e internetit ka nënkategori ka E-report, ku qytetarët edhe drejtpërdrejtë mund të paraqesin sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizikë dhe juridik të cilët me veprimet e tyre kanë ndotur ambientin jetësorë. Inspektorët ekologjikë komunal do reagojnë për çdo rast të lajmëruar nga ana e qytetarëve, të cilët duhet patjetër të plotësojnë formular dhe të dërgojnë fotografi nga vendi i ngjarjes, thuhet në faqen e internetit.
Në fillim të tetorit, kryetarët nga rajoni i Pollogut kanë fituar udhëzime nga ekspertët se si të realizojnë fazën e parë nga plani afatgjatë për menaxhim me mbeturinat dhe formimin e deponisë rajonale, Rusino.
Plani përfshin tre faza në periudhën 2019-2029, dhe në fazën e parë parashihet formimi i ndërmarrjes publike së përbashkët si dhe masa urgjente dhe të shpejta për përmirësim të statusit së tanishëm të deponisë Rusino.