Ndeshja mes Sion dhe Grasshoppers është ndërprerë dy herë brenda pak minutave për shkak të hudhjeve të flakadanave në fushë. Vendasit në momentet kur kishin epërsi prej 2-0, ku një nga golat e ka shënuar Pajtim Kasami, me këtë rezultat nuk janë pajtuar tifozët mysafirë.
Ekipi i tyre i zemrës gjendet në pozitën e fundit në tabelë dhe me pak gjasa për të mbijetuar, ndërsa me këtë fakt ata janë pajtuar, shkruan Periskopi, përcjell gazeta KOHA. Ata nuk janë ndalur duke hedhur gjithçka në fushë, përfshirë edhe flakadanë për ta mos lejuar zhvillimin e ndeshjes.
Lojtarët dhe stafi i Grasshoppers janë tek pjesa ku janë të vendosur tifozët e tyre duke i kërkuar të qetësohen, por në dy raste kjo gjë nuk ndodhi me Ika ndeshja u ndërpre.
https://www.20min.ch/ro/sports/football/story/Sion-accueille-Grasshoppers-17881626