Shkup, 28 nëntor – Pjesëtarët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMP), se bashku me labradorin (lloj qeni) e policisë, Klean, janë angazhuar në Durrës, në kërkim të të mbijetuarve nën rrënojat e tërmetit.
“Njëzet e katër orë punë, aksione të pandërprera kërkimi dhe shpëtim të të zhdukurve, të palodhur pjesëtarët e DMP-së dhe MPB-së, së bashku me labradorin, zbuluesin Klea”, thonë nga DMP-ja.
Sipas informacioneve të fundit nga terreni, numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri, është rritur në mbi 40 viktima, dhe mbi 700 të lënduar.
Përveç ekipit prej 42 pjesëtarëve të DMP-së, në Shqipëri janë dërguar edhe katër zjarrfikës nga Shkupi, me dy ekspert nga Qyteti i Shkupit, të pajisur me fluturake pa pilot, me kamera termale.(koha.mk)