Palu, 2 tetor 2018 – Ekipet indoneziane për shpëtim i zbuluan trupat e 34 studentëve të teologjisë në një kishë në ishullin Sulavesi, të cilët kanë pësuar për shkak të tërmetit të premten, kumtoi një përfaqësuese e Kryqit të Kuq lokal.
Aula Ariani saktësoi se 86 studentë, të cilët kanë marrë pjesë në meshë në rajonin Sigi Biromaru, në pjesën veriore të ishullit, fillimisht janë konsideruar të zhdukur.
“Ekipet për shpëtim i zbuluan gjithsej 34 trupa”, deklaroi ajo dhe shtoi se lokacioni në të cilin punojnë ekipet për shpëtim nuk ka qasje të lehtë dhe problemi më i madh është që duhet të lëvizin më këmbë nëpër baltë për një orë e gjysmë, duke i nxjerrë trupat.
Sipas të dhënave të autoriteteve indoneziane, nga tërmeti dhe cunami jetën e kanë humbur të paktën 844 persona, por numri i viktimave nuk është përfundimtar pasi ekipet për shpëtim akoma nuk kanë arritur në rajonet të cilat janë me qasje të vështirësuar.
Sipas burimeve të tjera, në tërmet jetën e kanë humbur mbi 1.200 persona.