Shkup, 6 janar – Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit intensivisht punojnë në pastrimin e borës nga shtigjet dhe trotuaret e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit.
Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, krahas rrugëve, ekipet e ndërmarrjeve publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërim” në terren me makineri dhe me duar e pastrojnë borën nga trotuaret, ndërsa ekipet e NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” punojnë në pastrimin e baseneve të ujërave.
“Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit por e ndjek situatën në terren dhe intervenon sipas nevojave. Qyteti i Shkupit për këtë sezon dimëror ka siguruar 4.000 tonë krip, që së bashku me sasitë e tjera nga sezoni i kaluar arrin 4.500 ton krip, si dhe 300 ton asfalt i ftohtë”, thonë nga qyteti.
Bartës i aktiviteteve për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të jetë NP “Rrugët e Maqedonisë me makinerinë dhe mjetet e disponueshme si dhe potencialin kuadrovik.