Trajneri italian, Simone Inzaghi ka tërhequr vëmendjen e skuadrave nga Premier League.
“Corriere dello Sport” ka njoftuar të mërkurën se interesim për angazhimin e Inzaghit, kanë shprehur Tottenhami dhe Leicesteri.
Të dy këto skuadra po e shohin Inzaghin si trajnerin e duhur për sezonin e ardhshëm dhe tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e tij.
Inzaghi ka kontratë me Lazion deri në fund të këtij edicioni, por ende nuk ka një marrëveshje me ekipin italian për vazhdimin e bashkëpunimit.
Inzaghi 45-vjeçar është në krye të Lazios prej sezonit 2016/17 dhe është treguar i suksesshëm pasi ka fituar tre trofe deri më tani, një kupë dhe dy Superkupa të Italisë.
Krahas ekipeve angleze, situatën e Inzaghit te Lazio po e monitoron edhe Juventusi që po e sheh si pasardhës të Andrea Pirlos.