Gjenevë, 10 shkurt – Ekipi i ekspertëve mjekësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbërriti sot në Kinë për të ndihmuar hetimin lidhur me epideminë e koronavirusit, deklaroi në Gjenevë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.
Shefi i OBSH-së, i cili kah fundi i janarit e vizitoi Pekinin për të biseduar me presidentin kinez, Si Xhiping dhe ministrat kinez, u kthye me marrëveshje për dërgimin e misionit ndërkombëtar, transmeton gazeta KOHA.
Ishin të nevojshme gati dy javë që qeveria kineze të lejojë arritjen e ekipit të ekspertëve, i cili ka midis 10 dhe 15 anëtarë, tha Gebrejesus.
Ai theksoi se në Kinë janë regjistruar 40.235 raste të të infektuarve nga koronavirusi dhe 909 të vdekur, si dhe 319 të sëmurë në 14 vende në botë, përfshirë edhe një rast të vdekjes.
Gebrejesus shprehu shqetësimin për shkak të raportit të autoriteteve evropiane gjatë fundjavës për përhapjen e virusit nga njeri në njeri, ndërsa të cilët nuk kanë udhëtuar në Kinë.(koha.mk)