Athinë, 22 janar – Me shumicë të gjerë, me mbështetjen e tri partive, me 261 vota, 61 më shumë se 200 votat e nevojshme, Ekaterini Sakelaropulu sot u zgjidh gruaja e parë presidente e Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në seancën speciale në Parlamentin grek votuan 294 nga 300 deputetë.
Prej tyre, 261 deputetë e mbështetën propozimin e Qeverisë, Sakalaropulu të jetë presidentja e re e shtetit.
Presidentja e re e Greqisë, më 13 mars të vitit 2020 do të japë betimin solemn.