Në kuadër të javës së 19 në Ligën e parë kroate, fitore me përmbysje ka arritur Osijeku, e cila me 3:1 në cilësinë e mysafirit ka mundur skuadrën e Istra 1961. Në qendër të vëmendjes te skuadra e Osijekut ka qenë futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi. Në fakt shkupjani ka shënuar dy gola. Së pari në minutën e 44 shënoi autogol për 1:0 në të mirë të Istras, ndërsa më pas vulosi fituesin në minutën e 66 kur shënoi për 3:1. Pas kësaj fitore, Osijeku me 37 pikë ndan pozitën e tretë bashkë me Hajdukun, ndërkohë që për Ejupin ky ishte goli i 6 në fanellën e Osijekut, gol i cili e qon atë në pozitën e tretë në listën golashënuesve në kampionatin kroat. (koha.mk)