Shkup, 9 mars – Paraqitjet e mira të Muzafer Ejupit në fanellën e Osijekut , nuk kanë lënë pa u vërejtur nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.
Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, sulmuesi shkupjan ka marr ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses për dy ndeshjet e ardhshme, atë kualifikuese me Lihtenshtajnin më 24 mars dhe atë miqësore me Bjellorusinë katër ditë më vonë në Shkup. Ndryshe, lajmin e konfirmojnë edhe nga skuadra e Osijekut.
Kujtojmë, kjo ftesë është me plot meritë, duke marr parasysh se Ejupi po shkëlqen në radhët e Osijekut ku aktualisht ka shënuar 11 gola dhe njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e parë kroate.
Në ndërkohë, Ejupi për përfaqësuesen A të Maqedonisë ka vetëm një paraqitje. (B.K.)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.