Shkup, 5 mars – Osijeku ka mundur Hajdukun me rezultatin 2:1, ndërsa trim i ndeshjes ka qenë futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi, i cili shënoi dy gola, duke marr kështu edhe kryesimin në listën e golashënuesve me gjithsejtë 11-të gola të shënuar. Kështu, skuadra e Osijekut në mënyrën më të mirë e festoi ditëlindjen e saj të 70-të. Ndryshe, me këtë fitore, Osijeku është barazuar me Hajdukun në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit. (koha.mk)