Një emër i madh i skenës shqiptare që kultivon muzikën e pastër shqipe është edhe Ejup Rexha. Ndonëse jeton në Londër, ai asnjëherë nuk ka ndaluar së kënduari që të sjellë muzikë të mirëfilltë shqiptare dhe në këtë intervistë për InfraRed të gazetës KOHA, ai tregon mbi planet e tij dhe jetën jashtë skenës
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika është pjesë e jetës time që pa të s’mund të jetoj, moshë e bukur kjo rinia po e kam kryer një këngë për dashuri dhe një potpuri me këngë të vjetra për Vit të Ri.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe? Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikoni në jetën dhe perceptimi tek publiku?
Jam munduar me e rujt pasurinë tonë kombëtare sepse kultura muzika jonë pasuri kombëtare aq sa kam mund me e kultivu s’kom hezituar aq është fuqia ime, mundohem që në asnjë moment mos të humb kontaktin me publikun sepse vetëm publiku është me rëndësi si të vlerëson dhe të mban gjallë në skenën muzikore, jo përderisa më duartrokasin e më duan e respektojnë unë frymëzohem dhe jap më të mirën që më ka dhënë Zoti, zërin.
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Kur jam në shtëpi shumicën e kohës e kaloj me mbesën time Luisën, sepse tash jam bë gjysh edhe dhurata më e mirë në këtë botë nga Zoti e kam këtë mbesë që më flladit shpirtin.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Shikoj filma shumë dhe meditoj shpesh herë jo në shtëpi mundohem të jem i buzëqeshur me anëtarët e familjes edhe dua që t’i bëj të lumtur.
KOHA: Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?
Në kuzhinë hy vetëm kur duhet të ha përndryshe nuk kam lidhje që të gatuaj.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Prishtina dhe Shkodra.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Vitin e kaluar në Shqipëri.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Po ne jemi shqiptarë edhe paragjykojmë shumë, unë nuk e pëlqej paragjykimin sepse e di se nuk duhet ta paragjykosh askënd sepse secili ka vlerën e vet kur e kryen një punë me sukses.
KOHA: I keni qejf fëmijët? Doni një familje të madhe?
Po patjetër kam 4 djem të suksesshëm dhe një bashkëshorte.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Të jem i sinqertë, i urtë dhe bamirës.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?
Të vizitoj të afërmit familjarët e mi, pak lexoj pasi dolën Iphon-et nuk më kujtohet (qesh).
KOHA: Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?
Kjo më ndodh shpesh sepse e dua humorin dhe kam sens për humor.
KOHA: Kënga që këndon në dush?
Nuk këndoj në dush.
KOHA: Projektet që ju presin?
Këngë të reja me vlera të mirëfillta shqiptare pak por ëmbël…