Shkup, 14 dhjetor – Erdhi dhe kjo ditë! Muki i LSDM-së dhe Alternativa që dikur thirrej në besën shqiptare, sot radhiten pas Lile Popovskës, Amdi Bajramit dhe Mukovskit kundër Badenterit, e me këtë – edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Duan në Një njësi zgjedhore për ti shpëtuar ata që vjellin vrerë çdo ditë kundër shqiptarëve. Kështu në profilin e tij në Facebook shkruan koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, ndërsa ka akuzuar se pikërisht ata që insistojnë në Një njësi zgjedhore, janë mashtrues me qëllim dëmtimin e faktorit politik shqiptar.
Statusi i plotë i deputetit Alimi:
“MISIONI I POPOVSKËS, MUKIT, MUKOVSKIT DHE ALTERNATIVËS.
Erdhi dhe kjo ditë! Muki i LSDM-së dhe Alternativa që dikur thirrej në besën shqiptare, sot radhiten pas Lile Popovskës, Amdi Bajramit dhe Mukovskit kundër Badenterit, e me këtë – edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Duan në Një njësi zgjedhore për ti shpëtuar ata që vjellin vrerë çdo ditë kundër shqiptarëve.
Matematikat manipuluese alla-gjysmë hoxhë e gjysmë shqiptar, nuk pinë ujë!
Se janë mashtrues dhe argat i tjetrit, tregoi edhe radhitja pas Karakamishevës. As për Ligjin e shqipes gojën nuk e çelën. Përkundrazi, u radhitën kundër shqipes si gjuhë zyrtare në RMV”.