Los Anxhelos, 24 qershor – Striming servisi i ri Ejpëll Tv Plus do të lëshohet në përdorim për vetëm disa muaj, ndërsa siç qëndrojnë punët, kjo mundet që seriozisht ta tronditë monopolin e Netfliks.
Përmbajtja është kyçe, prandaj për këtë qëllim, Ejpëll ka angazhuar disa nga yjet më të mëdhenj holuvidianë – aktorë, regjisorë dhe profile të tjera nga sfera e zbavitjes. Vijon një pjesë e ofertës së re të filmave dhe serialeve e cila vjen këtë vjeshtë…
„The Morning Show“ -TV serial për punën dhe jetën personale të disa udhëheqësve të programit të mëngjesit, me Xhenifer Aniston, Riz Uiterspun dhe Stiv Karel në rolet kryesore.
„See“ – Serial fantastik-shkencor apokaliptik me Xhejson Momoa dhe Alfre Vudard.
„Little America“ -Rrëfim për të huajt të cilët tentojnë që ta jetojnë ëndrrën e tyre amerikane.
„Truth Be Told“ – Triller-krim me Oktavia Spenser, Lizi Kapllan dhe Aron Pol.
„Servant“ – Triller-serial psikologjik i regjisorit producent M.Najt Shajamalan.
„Hala“ – Film për adoleshentët myslimanë në SHBA, i regjisores Minhall Baig.
Ndërsa, këtu është edhe seriali dokumentar i Opra Uinfri dhe princit Hari për shëndetin psikik, i cili do të merret me problemet e përditshme të njerëzve të rëndomtë.