Shkup, 2 maj – Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” këtë të diel ofron një aventurë të bukur me një ecje të lehtë deri te Maja Kota ose i njohur si Kepi i Shishovës, më saktë krahu i majtë i Kanionit të Matkës. Pjesëmarrjen në këtë ngjitje e kanë konfirmuar shoqata malore nga gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Kukësi, Malisheva, Ferizaji, Gjilani, Struga, Gostivari, Kaçaniku e Tetova.
“Gryka e Dervenit” ju fton të dielën nga ora 8.30 te ura e Matkës, në këtë aventurë të rrallë.
SHM “Gryka e Dervenit” në bashkëpunim me kompaninë “UKA Komerc” do të shërbejnë drekë në livadhet e Shishovës gjatë zbritjes së Majes Kota, me muzike dhe valle.
Bjeshkataria tanimë po masivizohet si pasojë e jetës dinamike dhe stresit të përditshëm, dhe si i tillë përbën sportin e vetëm të shëndetit mendorë dhe fizik.