“Eja në botën time dhe lufto kundër meje”

Flyod Mayweather i ka thënë Khabib Nurmagomedovit që të futet në botën e tij dhe se fitorja ndaj tij do t’i sigurojë amerikanit më shumë para sesa fitorja ndaj Conor McGregorit. Mayweather e mposhti McGregorin në gusht të vitit 2017, fitore kjo që ia siguroi atij 239 milionë euro, transmeton Gazeta Express. Pasi Khabibi e mposhti McGregorin në UFC, rusi pastaj e ftoi Mayweatherin që të ndeshet me të

“Më shumë se në luftimin ndaj McGregorit, me siguri mbi 100 milionë euro më shumë”, ka thënë amerikani që mundet të fitojë më shumë para në luftimin ndaj Khabibit.

Khabibi 30-vjeçar, i ka gjithsej 27 fitore dhe asnjë humbje, ndërsa pesë herë kampioni i botës, Mayweather 50-vjeçar, i ka 50 fitore dhe 0 humbje.

Për të ndodhur ky meç, së pari Khabibi duhet të ndeshet me amerikanin në ringun e boksit.

“Nuk njoh ndonjë luftues që ka numra më të mëdhenj se unë. Nuk njoh ndonjë luftues që ka fituar më shumë para se unë, kështu që ai më ftoi mua, atëherë eja në botën time, dhe lufto kundër meje”.