Letra e vitit 1954 është shkruar në gjuhën gjermane dhe i është dërguar filozofit Eric Gudkind
Letra e shkruar me dorë e Albert Einsteinit mbi kuptimin e tij për Zotin, religjionin dhe kuptimin e jetës do të shihet në dhjetor në një ankand në New York, ka bërë të ditur shtëpia Christie dhe ka shtuar se beson se letra do të shitet për rreth një milion dollarë.
Letra e vitit 1954 është shkruar në gjuhën gjermane dhe i është dërguar filozofit Eric Gudkind, transmeton gazetametro.net.
Fizikani më i madh i shekullit XX, i cili ka qenë me prejardhje ebreje dhe ka ikur nga Gjermania para ardhjes së Adolf Hitlerit, i përshkruan bindjet e tija fetare.
“Fjala Zot për mua nuk është asgjë tjetër pos shprehje dhe prodhim i dobësisë njerëzore. Bibla është përmbledhje me legjenda të respektuara, por megjithatë bukur primitive”, ka shkruar Einstein deri sa ishte në Universitetin e Prinstonit në New Jersey, një vit para se të vdiste, në prill të vitit 1955.
Einstein ka shtuar se kurrfarë interpretimi, sado qoftë u hollësishëm, nuk mund të ndryshojë qëndrimin e tij.Përfaqësuesi i shtëpisë së ankandit Christie Peter Klarnet mendon se letra paraqet njërin prej qëndrimeve më kategorike në debatim e shkencës kundër religjionit.
Einsteini në letër nuk e ka kursyer as judaizmin.
“Për mua religjioni ebre si edhe të gjitha religjionet tjera, janë shprehje e besimeve të kota primitive. Ebrejt, të cilëve me krenari u përkas, mentalitet i i cili ndjes se thellësisht është rrënjosur në mua, nuk posedon dinjitet tjetër në krahasim me popujt tjerë”, thuhet në letër.
Shitja në ankand e kësaj letre është caktuar për 4 dhjetor.