Ky ish gjykatësi numëron ditët e fundit të jetës, gjegjësisht të turpit dhe tradhtisë së tij ndaj vatanit. Dhe sot e gjithë ditën e Perëndisë, nuk ka asnjë mundësi krahasimi mes ciganit tonë të dashur dhe krye-gjykatësit, krye-komunistit dhe krye-pederastit me nam të keq
Nga Fadil LUSHI
Disa ditë më parë takova shokun e klasës të viteve gjashtëdhjetë. Ishte bërë “hundë e buzë”. Lëre që ballafaqohet me varfërinë e tij të skajshme, por të duket edhe i trishtuar. Që i ri ishte i tillë. Nuk mund të thuash se asokohe ishte i pavendosur për të bërë ndonjë punë. Komuni-stët, fillimisht e nëpërkëmbën, mandej e përjashtuan nga shkolla dhe, së fundi, e burgosën bashkë me ca anëtarë të fisit të tij. I thanë: “O do mbyllësh gojë o do ikësh nga këtej!”. Ai asnjëherë nuk mbylli gojën, nuk ndërroi mendje e bajrak dhe as që iku nga këtej. Kur ai nuk veproi ashtu siç i thanë, komunistët ia hëngrën kokën dhe ia zhvatën dhe “sikterisën” ëndrrat rinore. Ky shoku i klasës, sikur tek unë donte të kërkonte dëshmitarin e një të kaluare të hidhur. Shoku i klasës e di fare mirë pse unë nuk bëj zhurmuesin…, ai e di se provat a argumentet për meselenë e tij dhe të të tjerëve, të tillë si ai, janë tek unë.
Pasi u përshëndetëm, i thashë: “Ç’kemi shoku?”. Ma ktheu: “Çka mund të kem, kur dihet se komunistët në vaktin e tyre m’i morën të tërë ato që ishin të miat. Më shndërruan në lëmoshar prej cigani!”. Unë ende pa e mbyllur gojën, ai iku…, i bindur se nuk është më pjesë e atij regjimi diktatorial të shekullit që lamë pas. Mllefin e tij e kuptova fare mirë, por nuk e “kuptova” krahasimin që bëri me ciganin dhe krye-komunistin gjegjësisht krye-gjykatësin e Tetovës, i cili dy herë ia “mori masën e samarxhiut”! Mua më mbeti që të kërkoj a të gjej shpjegimin e fjalës cigan, sepse ky farë krahasimi i shokut tim, sikur e “ofendon” komunitetin e dashur rom që rron përreth nesh.
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, nocionin CIGAN, e lakon kësisoj… Pjesëtar i një po-pullsie me prejardhje nga India Veriperëndimore, që veten e quan “Rom” dhe jeton zakonisht në mënyrë endacake a gjysmëndacake në Evropë dhe në disa vende të Azisë e të Afrikës. Këtejpari, ku unë gjithë ditën e Perëndisë bëj përpjekje të vegjetoj, duken edhe evgjitët. Unë bëj kujdes ta respektoj komunitetin në fjalë, shpesh takoj evgjitët të dashur e me mosha të ndryshme. Ca janë vendorë e të tjerët të ardhur nga trojet e tjera shqiptare…, kohë pas kohe këtejpari mëhallës sonë duken edhe evgjitët puro shqiptarë, të ardhur nga një shtet fqinj dhe këta janë më të sofistikuar…, uratat i kanë më allafrënga, jo si ato allaturka. Ata kërkojnë lëmoshë. Para se t’u japësh ndonjë qindarkë, gjegjësisht denarë…, ata nuk përtojnë kurrë të të urojnë nga zemra. Të thonë: “Zoti të dhashtë shëndet, të dhashtë një nuse me mend, por pa gjuhë e gojë (pavarësisht se një të tillë “mund” ta kesh në shtëpi), Zoti ta ruajtë mendjen, ‘inshallah’ nuk flet me vetveten!” e të tjera urata. Po në ia shave surratin me ngjyrë…, dije se do t’i futë thonjtë në fyt. Historia e ciganit është humane, nuk është histori as e ngatërruar, nuk është e huazuar e as e sajuar…, rrjedhimisht, ciganët asnjëherë nuk e nëpërkëmbën historinë e tyre, nuk e turpëruan as fisin e as popullin…, ky cigani ynë nuk është i neveritshëm në pamje, po nuk të krijon përshtypjen se mund të jetë i urryer…, mbase është simpatik dhe human edhe përtej varfërisë së skajshme të tij. Keni dëgjuar ndonjëherë e dikund, që cigani të ketë futur dorë te thesari dhe pronat e shtetit, pavarësisht se ne me pa të drejtë i konceptojmë, po edhe i paragjykojmë si dilenxhinj, si dembelë, si qaramanë a edhe si qylaxhinj…, keni dëgjuar që cigani ynë i dashur, të jetë i denoncuar për korrupsion dhe krim të organizuar! Unë nuk kam dëgjuar…, ti, miku, nëse ke dëgjuar atëherë dije se e ke toptan gabim. Keni dëgjuar ndonjëherë e diku, që cigani a ciganesha jonë e dashur, të ketë keqpërdorur ndihmat dedikuar jetimëve. Unë nuk kam dëgjuar. Nëse ti, miku im, ke dëgjuar atëherë e ke gabim. Keni dëgjuar ndonjëherë që cigani dhe ciganesha të jenë dënuar për mitmarrje a ryshfet…, unë nuk kam dëgjuar…, ti, miku, në ke dëgjuar mos ma thuaj…, sepse s’kam për të të besuar. Keni dëgjuar që cigani dhe ciganesha, që i ke fqinj të parë, të kenë harruar të të ftojnë në dasmën e tyre…, unë nuk kam dëgjuar…, e ti, miku, që “surratin” nuk e ke me ngjyrë, si u bë që harrove të më ftosh mua dhe shokun e klasës në gëzimin tënd familjar! Të lus, mos ma thuaj miku! Keni dëgjuar ndonjëherë, që cigani ynë i dashur, të ketë tradhtuar kauzën e popullit të vet…, unë nuk kam dëgjuar. E po, miku, nëse me të vërtetë nuk ke dëgjuar, atëherë pse të duhet gjithë ky paragjykim yti.
Unë kam dëgjuar për ca shqiptarë të korruptuar, për disa shqiptarë të moderuar, për ca shqiptarë provincialistë, që hiqen hem allafrënga, hem allaturka, hem oriental e oksidental, hem me pushtetin, hem me shkaun, hem patriot, hem tradhtar, hem me fe, hem pa din e iman…, për ca shqiptarë që, hem hanë…, hem flasin jerm …, ashtu thjesht, shkojnë kah fryn era! Miku im i dashur! Unë njoh ca shqiptarë të cilët tallen me vetveten, të cilët shpërdorojnë besimin e të tjerëve…, njoh ca burokratë që veprojnë në kundërshtim me ligjin a me normat e moralit shoqëror! Miku im i dashur! Unë njoh ca politikanë nga mendja të hallakatur sa nuk janë në gjendje të të tregojnë ditëlindjen e tyre!? Miku im i nderuar! Unë mbaj në mend edhe kryekomunistin, kryekallauzin e poshtër të ish-dovletit dhe kryegjykatësin e Tetovës, i cili në vitet tetëdhjetë bëri gërdinë, duke përjashtuar nga puna shqiptarë të pafajshëm…, duke dënuar shqiptarët fukarenj…, të cilët me pa të drejtë i ngarkoi me faj…, shqiptari që shqiptarëve ua shiste sapunin për djathë, njeriu që u bë pjesë e “kurvizmit komunist” provincial…, njeriu që në opinionin publik njihet me lugën në brez e herë-herë edhe pa të…, krye-mutkomunisti a krye-gjykatësi i famshëm, i cili dikur po edhe sot kur frekuenton restorantet nuk shfrytëzon haletë e tyre, thjeshtë nuk parapëlqen haletë e restoranteve, sepse aty vënë bythën lloj-lloj “insani”, ai vë bythën në oturak…, e ka marrë si ves që nga vakti i komunizmit…, nga vakti kur ata hanin m… pa lugë e pirun…, këtë oturak ia kishte sjellë një ish-kurbetçi yni nga Gjermania, e kishte marrë veresie fare, oturakun!… Ky ish gjykatësi numëron ditët e fundit të jetës, gjegjësisht të turpit dhe tradhtisë së tij ndaj vatanit. Dhe sot e gjithë ditën e Perëndisë, nuk ka asnjë mundësi krahasimi mes ciganit tonë të dashur dhe krye-gjykatësit, krye-komunistit dhe krye-pederastit me nam të keq.
I gjithë ky shkrimi dedikohet shokut të klasës të viteve gjashtëdhjetë, shokut i cili do të pajtohet parimisht me konstatimin tim. Unë i besoj shokut të klasës! (koha.mk)