EGZON THAÇI: Gabimet që nuk duhet bërë në formësimin e trupit (FOTO)

240

Kjo verë edhe pse të mbyllur për shkak të Pandemisë sigurisht që kërkon të paktën këshilla për një trup në formë dhe të shëndoshë dhe kjo bëhet sigurisht falë profesionistëve në këtë drejtim që punojnë shumë derisa të tjerët duhet ndjekur këto këshilla që të mos vijë deri tek deformimi i trupit në kërkim të një fiziku më të mirë. Në InfraRed të gazetës KOHA, sot sjellim një intervistë me Egzon Thaçin i cili jep më shumë detaje në këtë drejtim

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Ushtrimet fizike janë të ndara në dy grupe: me peshë të trupit dhe me peshëngritje (tega), a mund të na tregoni cila nga këto është më efektive?

Të dy grupet janë efektive, vetëm se rekomandohet të ushtrohet me peshëngritje sepse është më lehtë të arrihet te rezultati që dëshironi, mundet me qenë efektive edhe ndonjë ushtrim i kombinuar me (tega) dhe me peshën e trupit.

KOHA: A do të thotë se për ndërtim më të shpejtë të muskujve dhe definim të tyre, është më mirë të ushtrohet me peshë trupore?

Për mendimin tim dhe eksperiencën time me palestrën kisha thënë se është shumë më vështirë të bëhet ndërtimi i muskujve dhe definimi i tyre vetëm me ushtrimet e peshës trupore. Ndërsa nëse ushtrohet me makinat dhe peshëngritje arrihet më shpejtë dhe më lehtë tek ndërtimi dhe definimi i trupit.

KOHA: Kemi dëgjuar shprehjen se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, a mund të na tregoni si trajner fitnesi profesionist, sa e vërtetë është kjo thënie?

Si shaka është shumë e vërtetë kjo thënie, sa më shumë mantia që hani aq më shumë muskuj barku do te keni (qesh), ndërsa nëse dëshironi muskuj të barkut të definuar duhet të djersiteni goxha mirë dhe të bëni një dietë strikte.

KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave të cilët duan trup të definuar?

Ju kisha preferuar ushqime me shumë proteinë dhe më pak carboidrate, të jenë serioz në ushtrime dhe ushtrimet të jenë me ripetizione (përsëritje) të larta.

KOHA: Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?

Gjithmonë rekomandohet uji.

KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?

Si secili fillestar ashtu si isha edhe unë bëhen gabime në fitnes vetëm sepse dëshira është e madhe që sa më shpejtë të arrihet te një trup sa më i pasur dhe me muskuj. Gabimet që unë i vërej nga fillestarët e fitnesit janë mos informacioni i duhur për ushtrimet e fitnesit, unë këshilloj që një fillestar në fitnes të ushtroj me pesha të lehta dhe të bëhet ushtrimi si duhet sepse bëhet ndërtimi i muskujve në mënyrën e duhur, ndërsa nëse në fillim shkojmë me pesha të rënda dhe nuk munden me bë ushtrimin e muskujve ashtu si duhet mundemi me shku në deforminin e muskujve.

KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?

Po e gjitha është e mundur dhe varet edhe nga trupi i njeriut si reagon sepse secili person ka një sistem të ndryshëm. Preferohet gjithmonë pas përfundimit të ushtrimeve të paktën të bëhet 15 min cardio jo vetëm për shkrirjen e yndyrës dhe humbjen e peshës por për vet sistemin cardiovascular të njeriut (ndihmon në qarkullimin e gjakut, zemrës etj).

Comments are closed.